Sport Të tjera

Sharapova në super formë/ Tenistja ruse kërkon suksesin e tretë në Roland Garros

Tenistja ruse Maria Sharapova rikthehet në grand slemin e Roland Garros pas dy vitesh mungesë, ndërkohë që një vit më parë nuk u lejua që të marrë pjesë në këtë turne, pasi nuk ishte në renditjen e më të mirave dhe nuk siguroi dot një ftesë ngë organizatorët. Ndaj bukuroshja ruse shpreson që këtë vit të triumfojë në këtë turne, për t’u hakmarrë për atë “derë të mbyllur” një vit më parë, kur rikthehej në fushë pas skandalit doping dhe pezullimit. Paraqitja e mirë në turneun Masters të Romës të zhvilluar javën e kaluar i ka dhënë besim ruses, që synon të shkojë larg në Paris.

“Pas një femre që vishet me fustan të zi dhe me kristale Zvarovski është një vajzë plot grintë dhe pasion për tenisin”, tha Sharapova, që një vit më parë renditej në vendin e 173-të, ndërsa tani në vendin e 30-të, duke e merituar pjesëmarrjen në Roland Garos. “Jam nervoze, si një vajzë që shkon në një takim me një djalë për herë të parë. Por nuk kam asnjë presion mbi vete dhe kjo është e rëndësishme, pasi nervozizmi do të largohet pas topave të parë të lojës. Jam në formë dhe kam dëshirë për të treguar se sa vlej në Paris”, tha Sharapova, që e ka fituar grand slemin e fushat me dhè dy herë në karrierën e saj.

Related posts

ÇDO TRAJNER DO TA KISHTE ËNDËRR KËTË EKIP/ Formacioni më i shtrenjtë i Serie A

Delo.autor

INTER SAKRIFIKON ONANAN/ Para të thata për zikaltërit, tani në sulm për…Lukakun

F.autor

I DHUROI FITOREN JUVENTUSIT/ Talenti italian: Jo vetëm rekorde, një ditë shpresoj të bëhem si…

Delo.autor

Leave a Comment