Futboll Seria A Sport

SERIE A/ Nedved nuk përjashton shitjen e Higuain: Flasim pas Kupës së Botës

Gonzalo Higuain mund të largohet nga Juventusi. Për të konfirmuar hipotezën e bujshme, këtë herë është drejtpërdrejt zv.presidenti i bardhezinjve, Pavel Nedved. “Ne nuk jemi të shqetësuar, Higuain është lojtar i ynë dhe nën kontratë. Ne do të shohim pas Kupës së Botës”, – ka pohuar Nedved në lidhje me një lamtumirë të mundshme të “Pipita”, duke folur për “Sky Sport”.

Fjalët e Nedved, natyrisht, janë të destinuara për të ndezur më tej debatin rreth emrit të sulmuesit argjentinas. Higuain, siç raportohet sot nga “Corriere della Sera”, është ofruar nga Juventusi, bashkë me një rregullim të fuqishëm ekonomik për Interin, si shkëmbim për të marrë Mauro Icardi.

Higuain, megjithatë, nuk mund të jetë i vetmi sulmues, që pritet të largohet nga Juventus, siç Nedved nuk e ka përjashtuar: Mario Mandzukic: “Lojtarët duhet të jenë gjithmonë të kënaqur te Juventusi. Ne nuk duhet t’i mbajmë ato me pahir. Si klub kemi nevojë për ta, që të qëndrojnë të lumtur. Pra, ne do të vendosim së bashku”. Revolucioni bardhezi duket në horizont…

Related posts

“SHKOJMË MARRIM 3 PIKËT”/ Shikoni fjalimin emocionues të yllit Broja para ndeshjes me Andorrën (VIDEO)

Delo.autor

SPEKTAKËL NË “SAN SIRO”/ “Zikaltërit” mposhtin me “POKER” Torinon, Lukaku “HERO” me dopietë

Delo.autor

FESTOI DITËLINDJEN ME TROFE/ Andrea Pirlo: E dua këtë skuadër, do ta konfirmoja veten tek stoli i Juventusit…

Delo.autor

Leave a Comment