Futboll Sport

Kombëtarja vuan për sulmues, Salihi merr një çmim prestigjoz në Austri

Hamdi Salihi po përjeton një rini të dytë në Austri. Sulmuesi shkodran, në moshën 34-vjeçare ka zhvilluar një sezon të jashtëzakonshëm në Kategorinë e Dytë austriake duke mbajtur gjallë shpresat e Wiener Neustadt për ngjitjen në elitën e futbollit austriak. Ish-bombei i Skënderbeut ka shpërthyer duke realizuar 22 gola në 33 ndeshje, afërsisht sa gjysma e skuadrës, (55 gola në total).

Ish-sulmuesi i Kombëtares pas performancës fantastike në sezonin e rregullt është përfshirë në formacionin e vitit, ndërsa gjithashtu është shpallur edhe si lojtari i dytë më i mië i vitit. Çmimin më prestigjoz individual në këtë ligë e fitoi sulmuesi i Wacker Innsbruck, Zlatko Dedic, i cili shënoi 19 gola ndërsa dha edhe 9 asiste. Vlerësimi për këtë trofe ka ardhur nga një juri e përbërë nga presidentë, drejtorë sportivë dhe trajnerë.

Edhe pse për pjesën më të madhe të sezonit ishte në krye të klasifikimit, në fund Wiener Neustadt nuk e arriti që të siguronte ngjitjen në Ligën e Parë. Gjithsesi falë golave të Salihit, Neustadt kanë siguruar play-off-in dhe do të përballet me SKN St. Pölten. Salihi edhe pse i ka dhënë fund me Kombëtaren, me formën që po kalon është sulmuesi më produktiv i momentit dhe trajneri Christian Panucci duhet ta ketë në konsideratë nëse ai kërkon një golashënes, pavarësisht moshës së tij. Gjermania fitoi Kampionatin Botëror në vitin 2014 me sulmuesin Miroslav Klose, i cili ishte 35 vjeç dhe ishte një titullar fiks. Edhe pse diferencat janë të mëdha, Salihi ka në favorin e tij formën e mrekullueshme dhe golat, që asnjë nga sulmuesit aktualë të Kombëtares nuk i ka.

Related posts

Suedia eleminon Zvicrën e shqiptarëve duke kaluar në çerekfinalet e “Rusi 2018” (VIDEO)

Isa.Autor

Galliani: Unë dhe Berluskoni te Monza, efekt të njëjtë si RONALDO në Seria A

Isa.Autor

Hamilton pesimist: Ferrari po na jep leksione

Sadik.Autor

Leave a Comment