Futboll Seria A Sport

URINË TEK ATLETET DHE MBATHJE ME SHKUMË/ Ja bëmat më të çmendura të futbollistëve

Fitues në fushë, por shpesh edhe jashtë saj. Futbollistët, ashtu si sportistët në disiplina të tjera, e kanë të vështirë të pranojnë humbjen e aq më tepër një shaka që mund të nxjerrë në pah dobësitë e tyre.

Dëshira për humor e protagonizëm nuk u mungon kurrë dhe rastet e mëposhtme i dëshmojnë më së miri këto që po themi.
ZLATAN IBRAHIMOVIÇ – Kërkues, i vrazhdë e ndonjëherë i egër, ai është një lider i lindur e në çdo ekip ka spikatur edhe për shpirtin e humoristit. Në Paris e mbajnë mend ende shakanë e tij ndaj mjekut të PSG-së, e cila është e dokumentuar edhe me imazhe video.

 

Në ndeshje e sipër, Ibra vëren se mjeku nuk e ka mendjen dhe i bën me shenjë të nxitojë sepse Laveci është i dëmtuar. “Viktima” e shakasë fillimisht çohet, por argjentinasi nuk duket askund e teksa kthen kokën pas, sheh Zlatanin duke qeshur së bashku me shokët e tjerë në stol.

MARIO BALOTELI – Me shakatë e Mario Balotelit mund të shkruhet edhe një libër dhe pavarësisht përvojave në shumë klube, talentin e “humoristit” sulmuesi e ka shkrirë në kohët e Mançester Sitit.

 

Në fakt, italiani e kishte zakon të godiste me shigjeta të rinjtë e klubit. Dhimbjet e shkaktuar ishin një kohëkalim për “Supermarion” i cili edhe në kohët e Interit ishte edhe më i tepruar në veprimet e tij. Sipas disa ish-shokëve zikaltër, Mario shpesh urinonte në këpucët e kolegëve e në disa raste është kapur edhe me Marko Materacin i cili çuditej se si një djalosh aq i ri nuk i druhej as një senatori si Hulio Sezar që megjithëse brazilian gazmor, nuk i mirëpriste të tilla shaka.

PIKE-EVRA – Në vitet e fundit Patris Evra është kthyer në një fenomen rrjetesh sociale ku videot e tij grumbullojnë me mijëra pëlqime. Në kohët e Mançester Junajtidit, francezi pati porositur një palë këpucë “Nike” me emrat e fëmijëve dhe detaje të tjera sipas dëshirës.

 

Kur u fut të lahej, Xherard Pike dhe të tjerët ndezën një zjarr dhe ia dogjën. Evra nuk e mori fare mirë surprizën dhe vendosi t’ia shpërblente duke jashtëqitur në këpucët e spanjollit në shenjë hakmarrjeje.

NAGATOMO – Pak kohë më parë Juto Nagatomo foli për sezonet e tij tek Interi të cilat kishin lënë gjurmë pozitive brenda tij. Ai veçoi miqësinë me Uezli Shnajderin, me holandezin që shpesh i bënte edhe shaka.

 

“Një herë i gjeta mbathjet e mia të përlyera me një shkumë rroje me aromë menteje. Edhe po t’i laje, aroma e keqe nuk largohej. Nuk e di me siguri se kush ma bëri atë shaka, por kam dyshimet e mia. Mundësia që autorësia t’i përkiste Shnajderit është vërtet e madhe”.

PSG – “Halloween”-i është një festë që pëlqehet shumë, sidomos nga futbollistët. Ata të PSG-së kishin organizuar një të tillë dhe megjithëse pa maska, shumë prej tyre u trembën.

 

Mes atyre që druheshin të kontrollonin brenda kungujve për surprizë ishte Kilië Mbape, i cili sapo futi dorën, u tmerrua pasi dikush e kishte çarë kungullin dhe i kapi dorën pasi ishte fshehur poshtë tryezës. Organika qeshte me të madhe, ndërsa ylli i futbollit francez mbante zemrën me dorë nga ankthi i atij çasti.

Related posts

LIVE/ Mbyllet ndeshja Bylis-Kukësi. Rezultati 1-1

Delo.autor

KA LUAJTUR VETËM 9 NDESHJE/ Dështoi në Premier League, Celtic do sulmuesin shqiptar…

Delo.autor

SFIDA NDAJ LITUANISË PËR “QATAR 2022″/ Mancini: Immobile? Duket se është kthyer koha e Balotellit…

Delo.autor

Leave a Comment