Futboll La Liga Sport

Mesi, kush?! Është Suarez “killeri” i Realit…

Si gjithmonë, në “El Clasico” të gjithë sytë do të jenë të drejtuara te Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo, dy goleadorët e mëdhenj të Barcelonës dhe Realit të Madridit, të cilët vazhdojnë, edhe pse në një distancë disi të gjerë (8 gola diferencë), për golashënuesin më të mirë të La Ligës dhe “Këpucën e Artë”.

Gjithsesi, në hije qëndron edhe një i tretë, që është po aq i rrezikshëm ose ndoshta edhe më i rrezikshëm se ata. Luis Suarez është golashënuesi më i mirë i klasikes në kampionat, që kur ai vendosi të zbarkojë në Spanjë në vitin 2014. Që nga kjo periudhë, të tre lojtarët e sipërpërmendur kanë zhvilluar shtatë “El Clasico” në La Liga.

Mesi dhe Ronaldo numërojnë nga tre gola të shënuar secili, ndërsa Suarez ka festuar 5 gola, prandaj skuadra “merenge” më shumë se nga kushdo tjetër, duhet të ruhet nga uruguaiani. Dhe Luis nuk shënon asnjëherë gola banalë, sepse ato që ai ka festuar në këto katër vite janë të gjithë të rëndësishëm.

Numri 9 i Barcelonës është ai që ka zhbllokuar dy duelet e fundit, dy goleadat e luajtura në “Santiago Bernabeu”, suksesin 0-4 në sezonin 2015-2016 dhe 0-3 e fazës së parë të këtij kampionati. Ndërsa në stadiumin “Kamp Nou” ishte ai që shënoi golin e fitores në klasiken e parë të luajtur me bluzën e Barcelonës.

KLASIKJA DHE GRIZMAN – Dhe pikërisht goli i tij i parë dhe i fitores është kujtimi më i bukur: “Nuk ka dyshime se goli më i bukur për mua dhe ai më special mbetet ai i pari, ai që vulosi fitoren në ‘El Clasico’-n e sezonit 2014-2015. Gjithashtu ishte emocionuese goleada 4-0 në ‘Bernabeu’, në sezonin 2015-2016, dy momente unike, sepse nuk ndodh gjithmonë që të jesh protagonist me një gol dhe një fitore kundër rivalit historik, për më shumë në fushën e tyre.

Gjithashtu, edhe suksesi 3-0 i fazës së parë ishte diçka unike, e bukur, një fitore e cila na lejoi që të thellonim bindshëm difer encën me ta në renditje dhe të nisnim një udhëtim gati perfekt drejt titullit kampion, që tashmë e kemi siguruar.

Dueli i radhës? Kjo ndeshje, edhe pse kampionati është vendosur, mbetet gjithmonë diçka speciale, prandaj ne do të luajmë njësoj sikur të jetë në lojë një trofe, nuk e di për Realin, – vazhdon Suarez, i cili kur pyetet për Grizmanin përdor foljen ‘vjen’, duke dhënë një indicie se tashmë ai do të jetë një lojtar i Barcelonës.

– Kur një skuadër kërkon lojtarë të mëdhenj si Kutinjo, Dembele apo Grizman ndihesh krenar që je pjesë e saj. Grizman është shumë i fortë, luan prej vitesh në nivele të larta. Ai ka ndihmuar Atletikon që të fitojë trofe të rëndësishëm dhe kjo është mahnitëse. Prandaj, ai nuk po vjen te Barcelona për t’i zënë vendin dikujt, por po vjen me ambicie për të fituar gjithçka. E mirëpresim”.

Related posts

Salah i ri do të luajë në Serie A me ekipin që ka bërë historinë në futbollin italian

Isa.Autor

Zhegrova debuton me super-gol, Kosova në epërsi ndaj Madagaskarit

Sadik.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Barcelona-Sevilla. Rezultati 4-0

Delo.autor

Leave a Comment