Futboll Sport

Telashe për Panuccin në kombëtare, merkato trazon gjithë mbrojtjen

Shqipëria luan më 3 qershor një miqësore me Ukrainën, ndërkohë që për trajnerin Christian Panuçi është shumë e rëndësishme që lojtarët e tij të sqarojnë sa më parë të ardhmen, në mënyrë që të kenë mendjen te stërvitja dhe të jenë të gatshëm për garimin në Nations League. Pavarësisht se në verën e vitit 2016 morëm pjesë në Europian, mbetemi një kombtëtare e vogël, ndaj lojës në prapavijë duhe t’i kushtojmë vëmendje.

Gjatë kësaj vere pritet që pjesa më e madhe e lojtarëve të mbrojtjes të ndryshojnë ekip. Për disa ka oferta më të mira, disa të tjerë ikin prej problemeve të klubeve. EDS sjell situatën e tetë futbollistëve të prapavijës kuqezi dhe të gjithë mund të ndryshojnë ekip. Më poshtë është lista e plotë e futbollistëve, duke nisur me Elseid Hysajn dhe duke përfunduar me Ermir Lenjanin.

ELSEID HYSAJ – Napoli po tenton t’i rinovojë kontratën deri në vitin 2023. Rritje e rrogës dhe klauzolës për largimin, por nga Italia zërat janë të shumtë për një largim, sidomos tanimë që fitimi i titullit kampion është lart. Është folur shumë për një ofertë prej 55 milionë eurosh nga ana e Chelsea, ndërkohë që edhe emra të klubeve si Manchester United, Arsenal dhe Bayern Munich janë lidhur me shkodranin.

MËRGIM MAVRAJ – Qendërmbrojtësi është pjesë e Hamburger SV, që e ka dënuar lojtarin e kombëtares tonë për t’u stërvitur me ekipin e dytë. Në verë pritet të ndryshojë skuadër, por mbetet për t’u parë se si do ta zgjidhë çështjen e kontratës. Paga e lartë e Mavrajt, që shkon në rreth 2 milionë euro, është një arsye që palët t’i japin duart njëri-tjetrit, por periudha e fundit pa luajtur ndikon në ofertën që do të marrë në verë.

BERAT GJIMSHITI – Me Benevento-n ka luajtur rregullisht dhe nuk ka bërë keq. Qendërmbrojtësi është nën kontratë me skuadrën e Atalanta-s dhe në verë pritet të kthehet në Bergamo. Nga ajo që raportohet në shtypin italian, pritet që Gjimshiti të zhvillojë fazën përgatitore nën urdhrat e Gasperini-t. Mbrojtësi i kombëtares duhet të bindë stafin teknik për ta mbajtur në ekip për sezonin e ardhshëm.

ARLIND AJETI – Qendërmbrojtësi i Torino-s është aktualisht pjesë e Crotone-s, ku është aktivizuar në 21 ndeshje (15 si titullar). Skuadra e tij aktuale po mendon ta blejë 24-vjeçarin, por kjo mbetet për t’u parë. E ardhmja e Ajetit në verë mbetet për t’u përcaktuar. Te Torino zor se do të arrijë të kthehet dhe të zërë vend si titullar, ndaj për të me rëndësi është të jetë në një ekip ku i jepen hapësira.

ANSI AGOLLI – Në miqësoret e fundit nuk ka qenë pjesë e Shqipërisë, ndërkohë që trajneri Christian Panuçi e ka shprehur se po kërkon një pasues për mbrojtësin e majtë. Edhe te Qarabag situata është e njëjtë dhe gjithçka është në dorë të stafit teknik. E ka thënë edhe vetë Agolli, që pret të mësojë se ku do ta vijojë karrierën. Dëshira është e madhe që të vijojë me fanellën e Qarabag.

FREDERIC VESELI – Lojtari polivalent është e sigurt që do të luajë në Serie A. Tek Empoli është një nga lojtarët më të rëndësishëm, por për të nuk mungojnë ofertat. Fiorentina është një nga klubet që thuhet se dëshiron mbrojtësin e Shqipërisë, por është përmendur edhe Sassuolo. Napoli është pista më intriguese dhe tanimë që menaxhohet nga Mario Giuffredi, një lëvizje drejt skuadrës së Sarri-t është e mundshme.

NASER ALIJI – Gjashtë muaj pa ekip dhe në janar iu bashkëngjit skuadrës së Virtus Entella. Mbrojtësi i majtë, i cili luan edhe në qendër të prapavijës, me skuadrën italiane ka luajtur në 13 ndeshje në pjesën e dytë të sezonit, ndërkohë që kur kanë mbetur dy javë kampionat rrezikojnë të bien në Serie C, çka do të sillte edhe largimin e mbrojtësit.

ERMIR LENJANI – Fillimisht pati probleme te Sioni, por pavarësisht kësaj ka treguar se është një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës. Lojtari i linjës së majtë është aktivizuar në 28 takime dhe vetën dy prej tyre nuk i ka nisur si titullar. Skuadra e tij rrezikon rënien nga Superliga e Zvicrës, ndaj edhe e ardhmja e tij është në dyshim për sezonin e ardhshëm.

Related posts

SERIE A/ Inter akuzohet për thirrje raciste ndaj Matuidi

Sadik.Autor

Gentian Selmani: Keqardhje për Kupën, tani përqendrohem te Kombëtarja

Sadik.Autor

Joao Cancelo ‘dështon’ tek Interi, gati rikthimi tek Valencia

Q.Autor

Leave a Comment