Futboll La Liga Sport

Messi bën formacionin e Barca-s për të fituar Champions vitin tjetër

Barcelona është shpallur kampione e Spanjës këtë sezon dhe sigurit ky është një titull që të gjithë e dëshirojnë. Por në rivalitetin historik me Real Madrid suksesi madhështor i këtyre të fundit në Champions League sigurisht që nuk i ka bërë katalanasit të ndihen mirë.

Vetëm Cristiano Ronaldo ka po aq trofe në Champions sa ka i gjithë klubi balugrana. Sigurisht kjo ndikon drejtpërdrejtë te Leo Messi, i cili prej dhjetë vitesh tashmë është i përfshirë në një duel në distancë me yllin portugez për hegjemoninë në futbollin botëror.

Argjentinasi ndjehet se ka mbetur mbrapa në krahasim me Ronaldo-n edhe pse këtë vit është shpallur Këpuca e Artë e Europës. Kështu që sipas asaj që raporton “Don Balon”, është ulur shtruar me drejtuesit e klubit, duke filluar nga presidenti Bartomeu, për të sqaruar objektivat e merkatos, në mënyrë që Barcelona të synojë fuqishëm fitimin e Champions League sezonin e ardhshëm.

Sepse 4 kupat e tij në më shumë se 10 vjet te Barca, edhe pse janë shumë, krahasuar me 4 në 5 vjet që ka marrë Real-i i Ronaldo-s, sikur sfumohen disi. Messi-t i kanë bërë përshtypje fjalët e Puyol se pas 7 kampionatesh dhe 4 Kupave të Mbretit në 10 vitet e fundit, Barcelona duhet të përqendrohet ekskluzivisht te Champions League.

Dhe për këtë duhen bërë blerje të rëndësishme, jo dosido. Messi i ka kërkuar drejtuesve vetëm dy përforcime. i pari dihet prej muajsh tashmë, Antoine Griezmann. Francezi është pjesë e një telenovele të vërtetë dhe me shumë mundësi do të përfundojë në “Camp Nou”. Por nuk është ky përforcimi i vetëm që Messi kërkon me ngulm. Ai i ka bërë të ditur presidentit se Barcelona duhet të blejë Joshua Kimmich nga Bayern Munchen, pasi krahu i djathtë i mbrojtjes është pozicioni ku skuadra ka më tepër nevojë për përforcime. Argjentinasi planifikon një formacion të tillë për sezonin e ardhshëm: Ter Stegen; Kimmich, Piqué, Umtiti, Jordi Alba; Busquets, Rakitic, Coutinho; Griezmann, Luis Suárez dhe Messi. Por nëse në rastin e Griezmann gjërat duken në drejtimin e duhur, për sa i përket mbrojtësit gjerman do të jetë e vështirë të bindet klubi bavarez që sa herë ka dashur ka ditur të mbajë yjet e tij.

Related posts

KUPA E AFRIKËS/ Kërkohen 4 ndërprerje, për shkak të temperaturave të larta

Delo.autor

E ARDHMJA E 28-VJEÇARIT LARG BAYERN/ Mesfushori Alaba kërkon transferimin në Angli tek klubi…

Delo.autor

Ja 3 kandidatët që do të zëvendësojnë Mourinhon tek Man.United

Isa.Autor

Leave a Comment