Futboll La Liga Sport

Messi: Dua të përmirësoj veten dhe nuk konkurroj me askënd, as me Ronaldon

Lionel Messi thotë se nuk ka interes të konsiderohet “më i miri në histori”, teksa nuk ka asnjë motivim të marrë nga beteja personale me superstarin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo. Gjatë një karriere të shquar, argjentinasi e ka vendosur veten në sallonin e më të mëdhenjve të të gjitha kohërave.

Shumë e konsiderojnë atë, se ka arritur në krye të asaj tabele, sepse fare pak lojtarë janë në gjendje të përputhen me arritjet e tij, me një rresht të shquar nderi, duke përfshirë nëntë tituj të La Liga-s, katër kurora të Ligës së Kampionëve, pesë “Topa të Artë” dhe 552 gola për Barcelonën.

Megjithatë, Messi ka mbetur i përulur dhe një lojtar, që ia dedikon meritat ekipit, në të gjitha rastet e rekordeve të thyera. Ai pohon se kurrë nuk është nisur për të siguruar trofe dhe lavdi individuale.

Ai i tha “TyC Sports”: “Nuk jam i interesuar të jem më i miri në histori. Kurrë nuk kam pasur fiksimin për të qenë i pari, as i dyti, i treti apo i katërti. Çdo herë që filloj një sezon të ri, thjesht përpiqem të përmirësoj veten, të fitoj gjithçka, të jap gjithçka. Çdo herë që dal në fushë, mendoj të jap maksimumin për shokët e skuadrës dhe për veten time. Kjo nuk ndryshon asgjë për të qenë më i miri në histori”.

Pjesa më e madhe e karrierës së Messit është shpenzuar duke konkurruar me Ronaldon për titullin e lojtarit më të mirë të botës, me këtë duet që ka gëzuar një dekadë dominimi në krye të lojës së futbollit. Të dy yjet e La Liga-s kanë qenë në gjendje ta mbajnë veten në lartësi të reja, ndërsa konkurrojnë në anët e kundërta të “El Clasico”, me ato standarde, që pak të tjerë mund të përputhen.

Messi, megjithatë, gjithmonë ka insistuar që nuk e konsideron veten në një duel profesional me Ronaldon, por me egon e tij, që i vjen nga brenda. Ai shtoi: “Unë gjithmonë dëshiroj të përmirësoj veten dhe nuk konkurroj me askënd, sepse nuk luaj për të qenë më i miri në histori. Parësore për mua është të përmirësoj veten vit pas viti dhe të vazhdoj të fitoj”.

Lidhur me atë, se ende shpreson të arrijë një pafundësi të përsosjes, Messi shtoi: “Sigurisht që fitorja me ekipin kombëtar do të ishte më e mira, sepse asgjë nuk na është dhënë”. Leo Messi e ka ndihmuar Barçën në fitimin e titullit në La Liga dhe Kupën e Mbretit në këtë sezon, ndërsa tani përgatitet për të pasur sukses me kombëtaren e Argjentinës, në Kupën e Botës 2018, në Rusi.

Related posts

LIVE/ Inter-Empoli, Brozovic dyfishon avantazhin për “Zikaltërit”

Delo.autor

VIDEO/ Inter barazon ndaj Romas, Vecino ‘ngre në qiell’ tifozët zikaltër

Q.Autor

PO PAGA? Messi përjetë te Barcelona, gati rinovimi i kontratës

Delo.autor

Leave a Comment