Futboll Sport

Moçka tregon sekretet e “portierit-sulmues” dhe insiston: Teuta do të…

Kategoria Superiore vë këtë javë përballë Teutën me Partizanin dhe kthen portierin Shpëtim Moçka përballë skuadrës ndaj të cilës shënoi golin e parë në karrierë si profesionist, në fazën e tretë të këtij edicioni.

Që atëherë, 28-vjeçari është kthyer shpesh në protagonist të sulmeve të skuadrës së tij, duke dalë edhe herë të tjera përpara e duke goditur me saktësi të admirueshme topin ndaj Skënderbeut e Kamzës, në rastin e fundit duke nisur aksionin e golit të barazimit të skuadrës së tij.

“Po, është e vërtetë që në të 3 rastet që kam dalë kam qenë unë ai që kam goditur topin. Por ata që më njohin që të vogël e dinë që përveçse jam portier, i vogël kam qenë një sulmues i mirë pasi në shkollë dhe lagje kur luanim, nuk futesha kurrë në portë.

Për këtë kam filluar të ngacmoj Latif, pasi ai është sulmuesi kryesor dhe ka rezultuar pozitive, pasi që kur unë kam filluar ta ngacmoj. ai sikur ka ndryshuar për mirë, pasi ka shënuar më rregullisht”, tregon me humor Moçka për “VIP Sport”. “Po dal më shpesh para dhe nuk është se kam një skuadër të preferuar të cilës dua t’i shënoj. Por thjesht kam dëshirë të madhe të ndihmoj ekipin kur është në momentet më të vështira”, tregon ai.

Gjithsesi, detyra kryesore e vlonjatit shtatlartë është të ruajë portën nga golat kundërshtarë, të cilët në këtë sezon kanë qenë të shumtë pasi Teuta ka shfaqur probleme në prapavijë, Pikërisht kjo situatë ka bërë që ekipi të jetë i përfshirë në luftën për mbijetesë.

“Është e vërtetë që pësojmë shumë lehtë, gjë që nuk duhet të ndodhë. Ndoshta pasi kemi vështirësi të mbrohemi si grup dhe po bëjmë shumë gabime individuale. Mendoj se do të jetë luftë deri në fund me Kamzën dhe Vllazninë. Të 3 skuadrat rrezikojnë, por unë jam besimplotë se Teuta do mbijetojë”, shton ai.

Edhe pse është një prej “veteranëve” të Superiores, portieri rrallëherë ka pasur mundësinë në karrierë që të luftojë për trofe të rëndësishëm dhe kjo është sfida që shpreson ët ketë përpara në të ardhmen e tij. “Jam gati për çdo sfidë në karrierë. Jam rritur shumë në vitet e fundit te Teuta. Të ardhmes nuk i dihet, por mendoj se jam gati për një ekip që synon trofe”, ishin fjalët e Moçkës.

Related posts

GOL I PËSUAR NGA EKIP AMATOR/ Ferdinand nuk përmbahet ndaj Manchester United në rrjetet sociale (FOTO)

Delo.autor

“I MUNGON EKUILIBRI EDUKATIV”/ Cobolli Gigli shuan ëndrrat e tifozëve dhe kritikon yllin e Juventus

Delo.autor

Liverpool nuk di të ndalet/ Man City me “5 yje”, Mourinho “ngec” ndaj bandës portugeze

Isa.Autor

Leave a Comment