Futboll Seria A Sport

Milan hidhet në sulm, Mirabelli gjen zëvendësuesin e Kessie

Gjatë këtij sezoni, në skuadrën kuqezi është ndjerë mungesa e një zëvendësuesi për Kessie, i cili është një mesfushor me shumë forcë fizike. Mbi të gjitha lojtari nga Bregu i Fildishtë është lojtari më i përdorur te Milani gjatë këtij viti. Por, për sezonin e ardhshëm klubi i rrugës “Aldo Rossi” është duke parë për dubluesin e tij dhe emri më i nxehtë për momentin është ai i Alfred Duncan që aktivizohet te Sassuolo.

Ardhja e këtij lojtari në Milano gjatë periudhës së merkatos përmendet nga një shkrim i sotëm i “Tuttosport”, që shpjegon se lojtari ganez tashmë ka përfunduar ciklin e tij në klubin e Squinzi-t dhe në verë mund të ndërrojë skuadër. Gjatë ndeshjes finale të Kupës së Italisë në Romë, Massimiliano Mirabelli, drejtori sportiv, ka pasur kontaktin e parë me klubin e Sassuolo-s, ku është takuar në një nga hotelet e kryeqytetit italian me drejtorin sportiv të skuadrës tjetër, Giovanni Carnevali.

Klubi i Squinzi-t është i qartë për të lënë të lirë Duncan, i cili është 20 vjeç dhe ka kontratë deri në vitin 2020. Për këtë lojtar Sassuolo pretendon 20 milion euro, e njëjta shifër që ofroi Interi verën e shkuar. Kjo shumë mund të arrihet duke shtuar në kontratë dhe disa bonuse për objektivat që ganezi mund të arrijë me kuqezinjtë, por është e qartë që Milani duhet të çojë në ‘pjatë’ një ofertë minimale të paktën 12-13 milionë euro.

Related posts

E NISI NË TRIBUNË/ Kristal Abazaj zbret në fushë, lojtari provokon: Hapini sytë mirë…

Sadik.Autor

“DRIDHET” INTERI/ Reali bën gati ofertën për të transferuar yllin e zikaltërve

F.autor

“KAM NJË GRUP DJEMSH QË MË KUPTOJNË…”/ Konte: Nuk ka nevojë të presim 9 muaj, për të parë…

F.autor

Leave a Comment