Champions League Futboll Sport

NË PRAG TË SFIDËS CHAMPIONS NDAJ BARCELONËS/ Solksjaer paralajmëron: Duhet të jemi më të…

Ole Gunnar Solskjaer i ka thënë lojtarëve të Manchester United të jenë të kujdesshëm nga loja e pisët e Barcelona-s.

Solskjaer tha se lojtarët e tij duhet të ruajnë fokusin dhe të mos shkaktojë faulle të panevojshëm pasi Lionel Messi do t’i ndëshkojë.

“E dimë se nuk mund të falim faulle pranë zonës tonë,” shprehet norvegjezi.

“Sa goditje dënimi ka shënuar Messi këtë sezon? Kështu që duhet të jemi të kujdesshëm dhe të mos shkaktojmë faulle të panevojshëm.

Duhet të jemi më të durueshëm në ndërhyrjet tona. Disa prej lojtarëve kundërshtarë kanë hiletë e tyre, ata kanë dalë nga futbolli i rrugëve.

E ndjej tensionin. Në stërvitje sot dhe dje, pashë lojtarë gati për të luajtur. Ndaj PSG nuk ishim me fat për sa i përket gjykimit, por shpresoj që fatin ta kemi në krahun tonë ndaj Barcelona-s.”

Related posts

ZYRTARE/ Kina kërkon shtyrjen e garës së Shanghai në Formula 1 për Botërorin 2021

Delo.autor

MKRS-ja e zbaton vendimin e gjykatës, e licencon Federatën e Taekwondo-së

Sadik.Autor

Lahm: Ja ku gaboi Gjermania, trajneri Low duhet të ndryshojë stilin e drejtimit

Isa.Autor

Leave a Comment