Futboll Sport

Milani i dorëzohet Juventusit, Gattuso: Paguam gabimet e rinisë…

Në pjesën e dytë të finales së luajtur të mërkurën në “Olimpico”, ëndrra e Milanit për t’u kthyer te fitimi i Kupës së Italisë pas 15 vitesh pritjeje, u zbeh. Ekipi kuqezi, pas një pjesë të parë të mirë të lojës, ra në pjesën e dytë dhe duhej të përkulej para Juventusit të pamëshirshëm, që ishte në gjendje të fitonte 4-0.

Gennaro Gattuso, i intervistuar pas vërshëllimës finale, në mikrofonat e RAI shpjegoi: “Ky është futbolli. Rezultati nuk pasqyron atë, që ka qenë performanca jonë, por kur bën gabime, ndëshkohesh. Për 65 minuta kemi bërë mirë. Në pjesën e parë, Juventusi kurrë nuk ka arritur të na shqetësojë.

Ne krijuam dy mundësi shënimi, por nuk i shfrytëzuam ato. Duhet ta pranojmë këtë humbje dhe të shikojmë përpara. Ndoshta, kemi paguar gabimet e një ekipi të rinjsh. Ne nuk kemi humbur, gjithsesi, për shkak të Donnarumma. Unë do të vazhdoj ta mbroj atë. Juve fitoi në sajë të cilësisë së saj”.

Milani, gjithashtu, duket se pagoi një mungesë të caktuar eksperience. “Edhe unë jam një i ri, jam një trajner 40-vjeçar. Ndoshta sot nuk kemi arritur ta përballojmë mirë presionin. Nga kjo ndeshje, jo gjithçka duhet të hidhet poshtë. Milani, gjithashtu, ka bërë mirë. Ne marrim përgjegjësinë tonë, por nuk e meritonim të humbnim 4-0”, – shtoi trajneri i kuqezinjve.

Milani tani do të duhet të japë më të mirën në dy ndeshjet e fundit të Seria A, në mënyrë që të jetë në gjendje të kualifikohet për në “Europa League”: “Ajo që më vjen më shumë keq ka të bëjë me hidhërimin kaq të madh të 40 mijë tifozëve, të cilët na kanë ndjekur këtu.

Humbja e një finaleje si kjo të djeg shumë, por tani do të duhet të luajmë dy ndeshje kundër ekipeve që janë mentalisht më mirë se ne. Megjithatë, do të përpiqemi të bëjmë më të mirën dhe të kthehemi në Europë”.

Related posts

LIVE/ Liverpool-Barcelona, Origi kalon “Të Kuqtë” në avantazh

Delo.autor

Kupa e Gjermanisë/ Bavarezët kërkojnë lavdinë ndërsa Kovac Europën

Sadik.Autor

Mici mungon këtë javë, Daja e zëvendëson me të “harruarin”

Sadik.Autor

Leave a Comment