Champions League Futboll Sport

Mirësevini në ferr! Finalistët e Champions League janë të paralajmëruar

Tifozët e Liverpool dhe Real Madrid do të kenë një takim me rrezikun e vërtetë kur të shkojnë në Kiev për të ndjekur finalen e Champions League. Kryeqyteti ukrainas është “baza” e disa grupimeve tifozësh nga të cilët kanë frikë edhe huliganët rusë. Dhe nuk janë shumë miqësorë sidomos me tifozët britanikë.

Mes tyre ka edhe grupe neonazistësh dhe përkrahës të Ku Klux Klan. Më i famshmi është ‘Klubi i Djemve të Bardhë’, grupim që mbështet Dinamon e Kievit. Ata shquhen nga kapuçat e bardhë që mbajnë në kokë dhe kryqet naziste që përdorin në simbolikat e tyre.

Në vitin 2015 sulmuan tifozët e Chelsea brenda dhe jashtë stadiumit ku do të luhet finalja e këtij muaji, ndërsa në vitin 2013 sulmuan me thika tifozët e Anglisë që ishin në qytet për të ndjekur skuadrën e tyre në kualifikueset e Kupës së Botës.

Ata janë në garë me huliganët rusë dhe kjo shihet jo vetëm në sherret mes tyre sa herë që kanë mundësi, por edhe me garën për sa më shumë ‘viktima’ të tjera që terrorizojnë në ndeshje apo kompeticione të ndryshme. Sherri më i madh që kanë bërë daton pesë vjet më parë, mes tifozëve të Dinamo Kiev dhe Spartak Moskva. Ndërsa në shtëpi, ‘u dalluan’ me një luftë të vërtetë me tifozët e Shakhtar Donetsk ku ‘Djemtë e Bardhë’ abuzuan me lojtarët me ngjyrë të skuadrës kundërshtare.

Sipas raportimeve nga media të ndryshme, huliganët ukrainas po ‘bëhen gati’ për finalen e 26 majit, ku pritet që vetëm në stadium të ketë mbi 16 mijë tifozë të të dy skuadrave, Real dhe Liverpool. Rreth impiantit olimpik ka plot bare dhe klube tifozësh, çka e bën edhe më të rrezikshme situatën.

Related posts

SITUATË E KOMPLIKUAR TEK ATALANTA/ Papu Gomez stërvitet vetëm, Di Maria e tall në rrejtet sociale (FOTO)

Delo.autor

KUPA E BOTËS/ Publikohen formacionet zyrtare të takimit Korea Jugut- Meksikë

Sadik.Autor

DUEL NË MERKATON E JANARIT/ Milani në garë me Liverpool, kërkohet talenti 20-vjeçar…

Delo.autor

Leave a Comment