Futboll Sport

Zonë lufte, në Brazil plas sherri dhe të shtënat e armëve në stadium (VIDEO)

Të paktën dhjetë oficerë të policisë u plagosën pas skenave të dhunës ku fansa të tërbuar u kthyen kundër ultrasve të klubit të tyre. Trazirat filluan para përfundimit të ndeshjes Goias-Vila Nova që përfundoi me rezultatin 1-3, ndërsa fotot e publikuara nga shtypi brazilian tregojnë se kanë qenë “skena lufte” .

Është e kuptueshme se tifozët e Goias u çmendën pas pësimit të golit të tretë nga skuadra e tyre dhe më pas vendosën që të djegin flamuj dhe fanellat që kishin veshur. Sidoqoftë, një pjesë tjetër e tifozëve nuk u pajtua me këto skena dhe filluan që të konfliktoheshin me palën tjetër.

Policia ishte e detyruar që të ndërhynte, ndërsa dhjetë oficerë dolën të plagosur pas përplasjeve që ndodhën në tribuna, madje, një prej tyre u transportua urgjentisht në spital pas plagëve të marra.

Katër tifozë të Goias u arrestuan nga policia, ndërsa një prej tyre u mbajt në qeli përgjatë gjithë natës për shkak të rezistencës që iu bëri urdhrave. Sidoqoftë, skena më e tmerrshme ishte kur fansat raportuan se ka pasur dhe të shtëna armësh gjatë asaj situate. Komentuesit pyetën se si ishte e mundur që të qëllohej me armë brenda stadiumit kur ndeshja po transmetohej direkt.

Policia ka kërkuar që të gjejë pronarin e armës, por ata insistojnë edhe se mund të jetë përdorur nga ndonjë oficer i tyre për të shpërndarë turmën.

Related posts

GOL ËNDËRRASH/ “YLLI” i Liverpoolit dhuron një “KRYEVEPËR” nga 30 metra (VIDEO)

Isa.Autor

I PAPËRMBAJTSHËM/ Ronaldo ndëshkon Udinesen me një “PERLË”, ja goli (VIDEO)

Delo.autor

FULHAM-CHELSEA/ Sarri synon fitoren për kualifikimin në Champions (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment