Futboll Sport

”Çek i bardhë” për Kukësin, ja çfarë kërkon Gjici nga Nexhipi dhe Halili

Skuadra e Kukësit e ka siguruar pjesëmarrjen në Evropë. Kuksianët donin të mbronin titullin e fituar në sezonin 2016-17, por nuk ja dolën mbanë dhe minimalisht mund të quhet sukses vendi i dytë. Fillimi i sezonit nuk ishte i duhuri me trajnerin Mladen Milinkovic, pasi skuadra nuk mori rezultatet e pritura dhe la shumë pikë rrugës. Me ardhjen e trajnerit Peter Pacult skuadra ndryshoi marsh dhe tashmë gjithçka po shkon për mrekulli. Ekipi verilindor ndodhet në vendin e dytë. Skuadra kuksiane pothuajse e ka siguruar vendin e dytë, pasi ndodhet 9 pikë larg Luftëtarit kur kanë mbetur dhe 9 pikë në lojë. Nuk e ka siguruar matematikisht, pasi ekipi gjirokastrit është më mirë në ndeshje direkte, por nuk ka dyshime. Kukësi do të jetë forca e dytë e kampionatit.

Me Skënderbeun si kampion, por të dënuar nga UEFA, mundësitë kryesore janë që Kukësi të jetë ekipi shqiptar që do të përfaqësojë Shqipërinë në Champions League. Numri një i klubit, Safet Gjici, është i qartë për pjesën që skuadra duhet të ketë përforcime të tjera, pasi ekipi i tij do të zhvillojë minimalisht 4 ndeshje në Evropë, pasi nëse eliminohet nga turi i parë i Championsit, kalojnë në turin e dytë të Europa Leagues.

Presidenti nuk do që skuadra e tij të mbyllë aventurën me 4 ndeshje, prandaj synimi i tij kryesor është që të kapë minimalisht grupet e Europa Leagues dhe maksimalisht të synojë kalimin në grupet e Champions League. Në fakt, diçka e tillë duket thuajse e pamundur, por kjo fjalë nuk ekziston në repertorin e Gjicit. Ai ka vendosur që në verë skuadra t’i nënshtrohet një revolucioni total. Nuk mund të presë aspak presidenti, pasi synon të bëjë mirë. Ai ka folur me Drejtorin Sportiv, Nderim Nexhipi dhe menaxherin Naim Halili dhe i ka ofruar “çek të bardhë”. Qëllimi i vetëm është përfaqësimi sa më dinjitoz në Evropë. Lojtarë me kosto? Asnjë problem, mjafton të bëjnë diferencën dhe të jenë më lart se të tjerët. Largime të shumta dhe afrime të rëndësishme, revolucioni te Kukësi po nis.

Related posts

Laureat Blanc, emri i fundit për stolin e Chelsea

Sadik.Autor

Transferohesh tek Reali? Hazard befason me përgjigjen e tij

Q.Autor

BOMBERI I KOMBËTARES ME PUSHIME/ Armando Sadiku më i dashuruar se kurrë, ja çfarë i thotë të fejuarës

Delo.autor

Leave a Comment