Futboll La Liga Sport

Modric: Kroos është një nga më të mirët në botë

Lojtari i përfaqësueses kroate Luka Modric ka thurur elozhe për partnerin e mesit të fushës Toni Kroos.

“Që në ditën e parë shkonim mirë bashkë. Për mua ai është një nga më të mirët në botë, dhe unë e shijoj çdo ndeshje përkrah tij,” shprehet Modric gjatë një interviste për Welt.

Të dy gjatë së shtunës së kaluar kanë ngritur trofeun e tretë radhazi në Champions League.

Modric në veçanti vlerëson forcën mendore të gjermanit: “Do të kisha shumë dëshirë të kisha lehtësinë e tij në fushë dhe qetësinë gjatë pasimit. Ai nuk nervozohet asnjëherë. Është e pabesueshme.

“Mund të ndodhë gjithçka por ai mbetet i qetë, edhe unë jam i qetë por ai është akoma më shumë,” vijon 32-vjeçari.

Related posts

DEMBELE SHTANG ATLETICON/ Barça barazon gjithçka në “frymën e fundit”

Isa.Autor

Ndërroi agjentin për t’u transferuar në Madrid? Reagon Lewandowski

Q.Autor

Cili “mbret” do ta ketë fat? Ronaldo nxjerr në shitje super vilën e mbushur me kujtime (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment