Gossip Sport

Monako sfidon pronarët e F1, sjell në “pistë” vajzat bukuroshe (FOTO)

Liberty Media, pronarja e re e Formula 1, ka vendosur që për këtë sezon të mos lejojë modelet bukuroshe të jenë të pranishme në startin e garave dhe në podium.

Por organizatorët e garës në Monako kanë vendosur që ta thyejnë pjesërisht këtë rregull të vendosur në fillim të këtij sezoni.

Modelet bukuroshe nuk do të rimarrin “punën” e tyre, por ato do të jenë të pranishme para fillimit të garës për të realizuar foto me pilotët, si dhe me fansa, e nuk do të mbajnë pankartat e pilotëve, apo të mirëpresin në podium fituesin, detyrë që Liberty Media ua ka lënë 20 fëmijëve.

Edhe pse jo si në të kaluarën, në Monako pritet të rikthehet binomi femra e motorë në Formula 1.

Kështu, të gjithë të pasionuarit pas garave me makina, do të kenë serish mundësinë të shohin vajzat e bukura, me taka të larta dhe veshje provokuese, gjatë garave në cirkuitet e Formulës.

Related posts

MOTO GP/ Quartararo triumfon në Portugali dhe merr kreun e renditjes

Delo.autor

ZYRTARE/ Kosova me trajner të ri, emëron në krye të pankinës teknikun e njohur francez

Delo.autor

MILANI shet mesfushorin e talentuar te Sasuolo, por klauzola e lejon që…

Isa.Autor

Leave a Comment