Futboll Kategoria Superiore Sport

FITORJA E PARË NË KAMPIONAT NDAJ KASTRIOTIT/ Partizani gjen harmoninë, lojtarët darkojnë bashkë (FOTO)

Suksesi i arritur në ndeshjen e Kupës në Lezhë, por më shumë fitorja e parë në kampionat ndaj Kastriotit duke se ka kthyer në mënyrë të plotë buzëqeshjen te “demat e kuq”. Situata pas këtyre dy fitoreve është përmirësuar dhe ekipi po gjen veten me shpresën për të konfirmuar kthesën e madhe. Se sa pozitive është atmosfera e konfirmon mbrëmja e së enjtes, ku të gjithë futbollistët janë mbledhur dhe kanë darkuar së bashku.

Pra, për momentin grupi është i bashkuar dhe në harmoni, gjë e cila shpresohet të jetë në sinkron edhe me idetë dhe kërkesat e trajnerit Ilir Daja karshi ekipit. Partizani vazhdon përgatitjet për ndeshjen e radhës në Kupë ndaj Besëlidhjes, teksa pas tri ditësh, më datë 20, ata kanë një betejë vendimtare në Superiore ndaj Laçit, kundërshtar direkt, ku do të shihet edhe nëse të kuqtë e kanë kaluar apo jo krizën e këtyre 8 javëve të para. Lajmi i mirë për ta është fakti se tri ndeshjet e radhës në kampionat i luajnë në shtëpi. Po përfundon faza e parë dhe dalëngadalë skuadrat po e tregojnë kapacitetin e tyre.

Pas Laçit, shtatë ditë më pas, përballë do të jetë Teuta, një tjetër rival shumë i fortë dhe provë force për skuadrën e Ilir Dajës. Këto dy ndeshje janë vendimtare jo vetëm për faktin se luajnë ndaj dy fuqive të mëdha, por mund të themi se përcaktojnë edhe forcën e këtij Partizani. Ndeshja e tretë radhazi në shtëpi për të kuqtë është ajo ndaj Skënderbeut, një rival i lehtë në letër e statistika, por që në javën e fundit mundi Kukësin, vendin e dytë në renditje.

MBROJTJA– Partizani këtë sezon ka mbrojtjen e dytë më të mirë në Kategorinë Superiore, pas Tiranës, dhe mund të themi se nuk kanë çaluar në këtë aspekt, krahasuar me të tjerët, por garën me veten e kanë humbur. Të kuqtë kanë pësuar 7 gola në këtë sezon, një më shumë se Tirana. Gjithsesi, ky është sezoni kur të kuqtë kanë pësuar më shumë gola në tetë javët e para, që nga 2013-2014, kur “demat” u kthyen në Superiore. Edicionet 2016-2017 dhe 2018-2019 (viti i titullit), me nga një gol të pësuar, janë më të mirët në këtë aspekt në tetë të fundit. Më pas, vjen edicioni 2014-2015, kur mbrojtja e tyre pësonte vetëm 2 gola.

Vetëm 3 gola pësuan të kuqtë sezonin e shkuar, duke mbajtur “fronin” në këtë aspekt së bashku me Kastriotin në tetë javë kampionat. Në sezonin 2013-2014 kishin pësuar 5 gola në 8 javët e para. Në tri sezonet e mbetura (2015-2016, 2017-2018, 2019-2020) të kuqtë kanë pësuar 6 gola, një më pak se sivjet. Golat këtë vit kanë ardhur nga gafat dhe gabimet individuale. Për t’u theksuar është fakti se skuadrat këtë sezon kanë një trend në rritje të golave të pësuar dhe shënuar e ndihmë për këtë është edhe VAR-i. Shumë penallti e gola në pozicion të rregullt nuk do të ishin dhënë nëse nuk do të ekzistonte teknologjia.

Related posts

FUTET NË LIBRIN E REKORDEVE “GUINNESS”/ Bahader aktivizohet në futbollin profesionist në moshën 74-vjeçare

Delo.autor

E BUJSHME/ Interes nga Spanja dhe Italia, zbulohet emri i njërit prej klubeve. Bare…

Delo.autor

Cutrone befason me këtë deklaratë: Ajeti më ka nxirë jetën

Q.Autor

Leave a Comment