Futboll Sport

Argjentina humbet portierin titullar për Botërorin, pëson dëmtim të rëndë në gju

Miliona sportdashës në botë numërojnë ditët dhe nga sot duhen edhe 22 që të nisë Botërori në Rusi. Ndërkohë pothuajse të gjithë kombëtaret që do marrin pjesë kanë nisur përgatitjet pasi shpallën listën me të grumbulluarit.

 

Te Argjentina e cila la jashtë Icardi-n do të duhet të bëhen sërish ndryshime. Jo në sulm, por në portë, aty ku gardiani Sergo Romero ka pësuar një dëmtim të rëndë në gju që nuk e lejon të udhëtojë me pjesën tjetër të përfaqësueses në Rusi.

 

Federata Argjentinase e Futbollit nëpërmjet një njoftimi zyrtar ka bërë të ditur se “Romero ka probleme në gju e për rrjedhojë do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale. Në ditët në vazhdim stafi teknik i Argjentinës do të bëjë publik emrin e portierit që do ta zëvendësojë.”

Romero, që te Manchester United ka rolin e portierit të dytë, pritej që të ishte titullari i portës së Argjentinës në Botëror, pasi e kishte fituar konkurrencën me Wilfredo Caballero. Më dëmtimin e tij do të jetë pikërisht portieri i Chelsea-t zgjedhje e parë për Jorge Sampaolin.

Related posts

Allegri shuan dyshimet: Ronaldo në fushë nga minuta e parë

Delo.autor

Ronaldo reflekton me veten/ Gabova, por nuk mund ta kapërcej lehtë këtë situatë

Sadik.Autor

EUROPA LEAGUE/ Interi fiton me Lautaron, BATE turpëron “Topçinjtë”

Delo.autor

Leave a Comment