Futboll Seria A Sport

Milan pranë “greminës”, Fondi amerikan i vendos kushte të reja

Kapitalet e Milanit pritet të futen në një spirale të re. Siç bëjnë me dije mediat italiane, pronari i kuqezijve, Youghong Li duhet të ofrojë deri të hënën 10 milion euro për të rritur kapitalin në klub ose rrezikon të humbasë klubin.

Sipas asaj që shkuan “Il Sole 24 Ore” nëse diçka e tillë nuk do të ndodh deri të hënën, klubi do të kaloj në duart e fondit amerikan, Elliott Management.

Faqja e internetit beson se Li ka grumbulluar rreth 5 milion euro, por në qoftë se ai nuk siguron shumën e plotë, Elliott mund ose ta anashkalojë atë dhe t’i japë klubit një hua të re, ose ta marrë atë në zotërim të tij.

Biznesmeni kinez ka premtuar 60 milion euro për arkat e klubit, por një shumë e tillë është tepër e vështirë për t’u derdhur në këto momente, pasi kompanitë e presidentit të klubit, Youghong Li po kalojnë një situatë mjaft të vështirë dhe shumë shpejt mund të nxjerr në ankand skuadrën 7-të herë kampione të Europës.

Related posts

CR7 URREN TË DALË I DYTI/ Shikoni çfarë bën Ronaldo pas disfatës ndaj Lazios (VIDEO)

Delo.autor

Shima: Titulli më i vështirë, kaluam edhe pengesat kundër (VIDEO)

Sadik.Autor

Dortmundi ua rrëmben nga duart mbrojtësin zviceran Man Unitedit dhe Liverpoolit

Q.Autor

Leave a Comment