Moto GP Sport

MOTO GP/ Rossi: Podiumi rezultat i rëndësishëm, Yamaha po bën progres

Valentino Rossi është rikthyer në podium, duke u renditur i treti në garën e zhvilluar në La Mansh, një rezultat inkurajues për pilotin italian të Yamaha. Një paraqitje e mirë e veteranit, sidomos në pjesën e dytë të garës, duke arritur të klasifikohet i treti. “Pas provave zyrtare isha pesimist, u rendita i nënti, por gara shkoi më mirë. Punuam shumë gjatë natës dhe para garës për të bërë modifikimet e duhura. Jam i kënaqur pasi gjithnjë isha mes më të mirëve. Ky rezultat është i rëndësishëm, pasi vjen në një moment të vështirë për ne, një shtysë për të punuar e vijuar në këtë rrugë”, tha Rossi.

Piloti italian mendon se Yamaha ka ende shumë potencial për të shprehur në pistë dhe shpreson që në pjesën e dytë të këtij sezoni të fitojë. “Për momentin ky është potenciali ynë, por mund të përmirësohemi. Ndaj ky podium është i rëndësishëm, pasi në këtë pistë gjithnjë jemi paraqitur mirë. Disa pilotë u rrëzuan dhe kjo na ndihmoi në fund, por i rëndësishëm është vendi i tretë. Botërori bëhet gjithnjë e më i vështirë, ndaj nëse duam të jemi kompetitië duhet të bëjmë gjithnjë nga një hap përpara. Yamaha nuk viton prej një viti, ndaj duhet të rikthehemi aty ku na takon”, u shpreh Rossi.

Related posts

LIVE/ Liga e Kampionëve: Mbyllen pjesët e para, vetëm “paqe” midis skuadrave (VIDEO)

Isa.Autor

BOTËRORI 20222/ Ende i pashlyer dënimi me Poloninë, Shqipëri-Andorra do të luhet në atmosferë të “akullt”

Delo.autor

“NA PRET NJË TRANSFERTË VËSHTIRË, POR…”/ Mesfushori Rakitic mban fjalën dhe “kërcënon” Barcelona-n

Delo.autor

Leave a Comment