Futboll Sport

KUMBULLA ME FAT! Siguron një vend në formacion pasi dëmtohet i preferuari i Mourinhos

Marash Kumbullës i ka buzëqeshur fati për t’i treguar Murinjos vlerat e tij. Trajneri portugez kërkonte më shumë eksperiencë në qendër të mbrojtjes duke i besuar fillimisht dyshes Smalling-Mancini, ndërsa Ibanez-Kumbulla garantojnë gjithashtu siguri, por do të përdoreshin si mundësi e dytë. Megjithatë planet nuk shkuan siç priteshin pasi Smalling ka pësuar një dëmtim muskular në stërvitje.

Shkalla e dëmtimit nuk dihet ende, por sipas mediave italiane mbrojtësi do të mungojë ndaj Trabzonspor në “Play-Off” të Conference League, ndërsa shihet e pamundur edhe aktivizimi i tij në ndeshjen e parë të Serisë A me Fiorentinën. Kështu Kumbulla do të ketë mundësinë për të treguar vlerat e tij dhe ta bëjë Murinjon që ta shoh si zgjedhje të parë.

Related posts

Mourinho bën gati 70 milionë euro për qendërmbrojtësin e Anglisë…

Isa.Autor

E BUJSHME/ Ronaldo i përgjigjet Iscos: E vërtetë, s’mund të qani për largimin tim

Isa.Autor

Yates sukses i dyfishtë, fiton etapën e 11-të dhe konsolidon kreun e Xhiros

Sadik.Autor

Leave a Comment