Futboll Premier League Sport

Mourinho, apel për futbollistët: Me mua, ose kundra meje…

Ose me mua, ose kundra meje. Nëse është kjo e dyta, atëherë mund të bëni gati valixhet. Ky ka qenë thelbi i fjalimit të Jose Mourinho përballë futbollistëve të Manchester United, pas disa paraqitjeve të dobëta të ekipit në fund të sezonit, përfshi edhe humbjen ndaj Chelsea në finalen e Kupës së Anglisë.

Sipas “The Sun”, gjatë fjalëve të portugezit, që kanë pasur si dëshmitar edhe stafin e tij teknik, synimi kryesor ishte t’i kujtonte lojtarëve se objektivi i tij i vetëm ishte të fitonte. Diçka e tillë nuk ndodhi në këtë sezon, ku “djajtë” u renditën në vendin e dytë të Premier League me 12 pikë më pak se City.

Romelu Lukaku ishte një nga futbollistët që u kritikua më shumë nga Mourinho, sidomos për faktin që i tha trajnerit se nuk e ndjente veten në formë për të luajtur që nga minuta e parë. Sipas “Special One” qi ka dashur të kursehet për botërorin, ashtu si shoku i tij Marouane Fellaini, që tanimë nuk ka një kontratë me “djajtë”.

Por mes kësaj stuhie një gjë është e sigurt, portugezi dhe Guardiola me 23 milionë euro në sezon janë trajnerët më të paguar në Premier League, pas tyre me rreth 9 milionë euro në vit është Jurgen Klopp i Liverpool dhe trajneri i ri i West Ham, Manuel Pellegrini.

Related posts

Ronaldinho: Messi më i mirë se Ronaldo!

Sadik.Autor

GJYKATA ARGJENTINASE NIS HETIMET/ Ja mesazhet sekrete të fëmijëve të Maradonës me mjekët psikiatër…

Delo.autor

MILAN-JUVE/ Nga HIGUAIN te RONALDO: Rikthehet BINDSHËM klasikja e futbollit italian

Isa.Autor

Leave a Comment