Sport Të tjera

Nadal: Mes meje dhe Federer nuk ka garë për kreun

Federer dhe Nadal kanë nisur një “garë” mes tyre, për të nxjerë më të mirin dhe për të fituar sa më shumë, duke shkëmbyer mes tyre edhe kreun e renditjes.

Por Nadal shprehet se pavarësisht faktit se ata kanë shkëmbyer disa herë vendet mes tyre në javët e fundit, kjo nuk është garë. “Kjo nuk është konkurrim mes meje dhe Roger. Për mua, Federer ka karrierën e vet dhe unë timen. Federer është fantastik në të gjitha gjërat që ka bërë dhe po ashtu edhe unë”.

Ne jemi treguar të zotë për të ruajtur një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin. E vërtetë se kemi luajtur kundër njëri-tjetrit në shumë evente të mëdha, në finale, ku tensioni ka qenë i madh, por në fund të dy e kemi kuptuar se kjo është një lojë dhe pas saj jemi miq.

Ne e respektojmë dhe vlerësojmë njëri-tjetrin, komunikojmë dhe kjo është një gjë e mirë për tenisin”, u shpreh më tej Rafael Nadal, që nga dita e hënë është rikthyer në krye, duke zbritur Federer në vendin e dytë.

Related posts

“MESSI BËN DIFERENCËN, JO MAURO”/ Spalletti shfryn ndaj Icardit pas humbjes me Lazion

Delo.autor

SITUATË E VËSHTIRË TEK MANCHESTER CITY/ Guardiola: Kam vetëm 13 lojtarë gati

Delo.autor

“SONTE NUK KA GJUMË”/ Shihni rrengun e tifozëve të Galatasarayt për të mbajtur zgjuar lojtarët e Barcelonës

F.autor

Leave a Comment