Futboll Premier League Sport

Rooney si Ibra e Villa, transferohet në Amerikë te DC United

Tashmë nuk ka më dilema. Karriera e Wayne Rooney-it do të vazhdojë në Major League Soccer, aty ku momentalisht luajnë disa sulmues me peshë si Ibrahimovic, David Villa apo Carlos Vella. Ish sulmuesi i kombëtares angleze do të përfundojë përpara kohe pushimet me familjen e tij për të udhëtuar drejt Amerikës dhe për t’u takuar nga afër me drejtuesit e klubit nga Washingtoni DC United.

Sipas asaj që raportojnë mediat angleze dhe ato amerikane 32-vjeçari e ka arritur marrëveshjen me DC United për një shumë totale prej 17 milionë dollarësh dhe tashmë mbetet për t’u hedhur vetëm firma. Lajmin se skuadra kryeqytetase ishte e interesuar për Rooney-in e konfirmoi trajneri i DC United Ben Olsen para disa javësh por në atë periudhë trajneri i klubit nga Washingtoni theksoi se marrëveshja nuk ishte arritur ende.

Related posts

TIRANA-EGNATIA/ Sulmuesi Seferi ndëshkon për “bardheblutë” nga distanca, por ndërhyn VAR dhe… (VIDEO)

Delo.autor

VIDAL “I PANDREQSHËM”/ Tjetër “shigjetë” për Valverde dhe kritikët në rrjetet sociale (FOTO)

Delo.autor

Gjithçka që duhet të dini për Lazio-Milan… (STATISTIKAT)

Q.Autor

Leave a Comment