Futboll Premier League Sport

Mourinho: Chelsea nuk e meritonte fitoren

Jose Mourinho mendon se ekipi i tij e meritonte fitoren ndaj Chelsea-t në finalen e FA Cup. Goli i Eden Hazard në pjesën e parë vendosi gjithçka pasditen e së shtunës në Wembley teksa Manchester United e ka mbyllur sezonin pa asnjë trofe.

“Urime Chelsea-t pasi fitoi, por nuk mendoj se e meritoi,” shprehet trajneri i Djajve.

“Ata bënë një gol më shumë se ne dhe marrin kupën. Por ne meritonim të fitonim pasi ishim ekipi më i mirë.”

Mourinho më pas kritikon taktikat e Conte-s dhe lojtarët e Chelsea-t, që luajtën me një mentalitet defensiv gjatë shumicës së kohës.

“Nëse ekipi im do të luante siç luajti Chelsea, mund ta imagjinoj reagimin e njerëzve. Ata luajtën në mbrojtje, sidomos pasi kaluan në avantazh.

“Ata nuk janë budallenj. Pa Lukaku-n në fushë na mungonte prezenca, dhe ata e dinë mirë këtë gjë. Ishte e vështirë për ne të luanim pa Lukaku-n ndaj një ekipi që mbron me nëntë lojtarë. Duhet ajo prezenca.”

Related posts

PO BËHET VIRALE/ Bonucci nuk ndalet talljet me anglezët as në pushime: Ne vazhdojmë me makaronat (FOTO)

Delo.autor

Formacionet zyrtare, Maribor-Partizani/ Surprizon trajneri Gega, ja si do të rreshtohen të kuqtë

Isa.Autor

NGA MBAPPE TEK MESSI/ Yjet e Europës në versionin femër çmendin tifozët, shikoni si do dukeshin (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment