Bundesliga Futboll Sport

Ante Rebic shuan ëndrrën e Bayern, Frankfurt triumfon në finale të DFB Pokal

45’ minutat e para në “Olympiastadion” u mbyllën me avantazhin minimal të Eintracht Frankfurt pas golit të Rebic. Bayern dha sinjalin e parë pas 9’ minutash me anë të sulmuesit Robert Lewandowski, që provoi nga një goditje dënimi. ‘Raketa’ e polakut u ndal vetëm nga traversa. Frankfurt përgjigjet pas dy minutash dhe kalon në avantazh pas një gabimi të bavarezëve. Rebic fiton një top në mesfushë dhe pason për Boateng, i cili pason sërish për sulmuesin, që fiton duelin e shpejtësisë me Hummels dhe mposht lehtësisht portierin Ulreich.

Në disavantazh Bayern sulmon me të gjitha forcat në kërkim të barazimit, por pa sukses. Muller ka një shans të mirë për të barazuar, por gjuajtja e tij me kokë nuk ka saktësinë e duhur dhe përfundon jashtë (17’). Kevin-Prince Boateng provon me një gjuajtje të fortë në zonën e rreptësisë, por një nga mbrojtësit është i vëmendshëm dhe largon topin në goditje këndi (23’). 2’ minuta më vonë është Lewandowski, që humbet një shans të artë. Ky fraksion mbyllet me Bayern në sulm, Martinez ngrihet mbi mbrojtjen kundërshtare dhe me kokë gjuan drejt portës. Përpjekja e tij, megjithatë, u bllokua nga Lukas Hradecky, i cili e pret lehtësisht.

Ashtu si e para edhe pjesa e dytë nis me Bayern në sulm. Pas një aksioni model topi shkon te Kimmich, i cili pason për Lewandowski, që këtë herë nuk fal duke e dërguar në rrjetë (53’). 1-1 dhe loja bëhet akoma edhe më e bukur. Boateng ‘kërcënon’ bavarezët, por predha e tij përplaset me shtyllën (61’). Në këto minuta Frankfurt luan më mirë, por nuk janë efikas përpara portës, ndërsa Bayern provon me Lewandowski.

Polaku shfaqet rrezikshëm përpara portës së Frankfurt, por nuk arrin të mposhtë portierin Hradecky. Pas një kundërsulmi të besuarit e Kovaç kalojnë në avantazh për herë të dytë me anë të Rebic, i cili shënoi një dopietë (82’). Da Costa pasi fiton një top në mesfushë kroson drejt zonës së Bayern për Rebic, i cili pasi fitoi dulein me Hummels, mposhti edhe portierin duke shënuar një gol të shkëlqyer që i jep trofeun e Kupës së DFB Pokal Frankfurt

Related posts

Gol KUQEZI tek BAYERN/ Talenti SHQIPTAR shënon në fitoren e bavarezëve

Isa.Autor

Barcelona po e transferon mbrojtësin spanjoll nga Premier Liga

Sadik.Autor

FOLI PËR YLLIN BELG TË “GALAKTIKËVE” Solari: Eden Hazard e bën ekipin të luaj sipas ritmit të tij, por…

Delo.autor

Leave a Comment