Futboll Premier League Sport

Mourinho heq dorë nga Umtiti, synon sulmuesin e talentuar holandez

Manchester United e ka zbehur interesin e vet për qendërmbrojtësin Samuel Umtiti, sipas “Marca”. Umtiti po kërkon një kontratë të përmirësuar në “Camp Nou” dhe skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho mendohej se ishte një vend i mundshëm për të, nëse Barcelona nuk paraqiste një marrëveshje të pranueshme.

Por Umtiti tani ka gjasa të bjerë dakord për një marrëveshje të re në “Camp Nou”, ndërsa Manchester United e sheh veten jashtë “tablosë”. Edhe PSG nuk ka gjasa të bëjë një ofertë, për shkak të shqetësimeve financiare të “Fair Play”.

Nga ana tjetër, anglezët e “Old Trafford” kanë shfaqur interes për Justin Kluivert, sulmuesin e i të Ajax. 18-vjeçari është bërë një nga perspektivat më të nxehta të Europës, duke shënuar 9 gola në 29 ndeshje për holandezët, këtë sezon. Raporti mediatik i “Mirror” thotë se Kluivert është gati të rishkruajë një marrëveshje, që do ta bënte atë lojtarin më të paguar te Ajax, në mënyrë që të testojë tregun këtë verë.

Related posts

POGBA DEL HAPUR/ Francezi do TRANSFEROHET tek ekipi i zemrës në JANAR

Isa.Autor

DISFATA ZHGËNJYESE NË CHAMPIONS/ Memet “MASAKROJNË” Juventusin në rrjetet sociale (FOTO)

Delo.autor

MË NË FUND VJEN I SHUMËPRITURI/ Mbërrin LOJTARI që do të “SHPËTOJË” Milanin, sot i pranishëm në “SAN SIRO”

Isa.Autor

Leave a Comment