Futboll Sport

KOHË TË VËSHTIRA YJET E KLUBEVE/ Nga Isco tek Paul Dybala, ja pse roli i fantazistit është në krizë…

Kohë të vështira për fantazistët. Shembujt janë të shumtë: Filipe Kutinjo, Isko dhe Dibala janë shumë larg formës së tyre më të mirë. Eriksen dhe Dele Ali janë “fshirë” nga radarët e Interit dhe Totenhemit, ndërsa Ozil është përjashtuar nga Arsenali. Të gjithë janë talente të mëdhenj, vendimtarë në metrat e fundit dhe askush nuk e vë në diskutim talentin e tyre. Por nuk po e gjejnë dot vendin në fushën e lojës. Mos ndoshta jemi përballë një situate ku këta lloj futbollistësh rrezikojnë të zhduken përfundimisht? “Ka ndryshuar roli me kalimin e kohës. Në epokën time ishte rol më shumë i rëndësishëm. Kishte shumë fantazistë dhe gjysmësulmues. Në futbollin aktual, fantazistët mund të jenë të brendshëm ose anësorë. Kjo figurë nuk po vlerësohet sa duhet”, thotë Roberto Trashorras, i cili e mësoi këtë rol në akademinë e Barcelonës.

“Është çështje evoluimi. Kur isha i vogël, futbolli profesionist luhej me skemën 4-4-2 me dy sulmues të parë. Kur skuadrat nisën që të mbroheshin pak më shumë filloi që të shfaqej edhe roli i sulmuesit të dytë, i cili shoqëronte “pykën”. Në atë moment lindi koncepti i fantazistit, por në fillim ishte një sulmues i dytë, me kapacitet për të shënuar gola dhe për të luajtur mes linjave. Duhet që të bashkëpunonte edhe me mesfushorët. Por ky rol me kalimin e minutave filloi që të transformohej dhe lojtari që luante pas sulmuesit kryesor u ndryshua nga një sulmues në mesfushor. Rëndësia për të qarkulluar topin ishte shumë e madhe dhe më vonë filloi ndryshimi i skemës në 4-3-3. Luhet shumë me dy sulmues anësorë, të cilët afrohen në zonë për të shënuar gola”, thotë Viktor Sançez del Amo, i cili luajti në këtë pozicion në minutën 1998-1999 me Rasingun duke u bërë golashënuesi i La Ligës. “Në Madrid luajta me shumë lojtarë si Raul, Shuker, Mijatoviç, Morientes, ndërsa te Rasing duhet të isha unë fantazisti. Te Deportivo kishte ndryshime të shuma me Pauletën, Tristanin dhe Makajin”, tregon më tej ai.

PSE PO ZHDUKET – “Pak vite më parë, fantazisti apo gjysmësulmuesi ishte gjysmësulmues. Tani është ndryshe. Duhet një lojtar që mund të luajë në shumë role në mesfushë. Më parë linja e mesfushës ishte e drejtë, ndërsa tani është skema 4-3-3, ku preferohen dy mesfushorë qendre. Në Spanjë nuk ka shumë lojtarë të tillë, sepse Reali i Madridit dhe Barcelona luajnë për të zotëruar topin dhe jo për të shkatërruar aksione”, thotë Havier Klemente, ish-trajner i Spanjës.

NUMRAT – Statistikat janë të frikshme dhe të tmerrshme. Në këtë sezon, Isko, Eriksen dhe Ozil nuk kanë shënuar asnjë gol dhe nuk kanë dhënë asnjë asist. Edhe shifrat e Dele Alit (dy gola dhe një asist), Dibala (dy gola) janë dramatike. I vetmi lojtar në këtë rol që i nderon është Filipe Kutinjo. Braziliani ka shënuar 3 gola dhe ka dhënë 2 asiste në këtë sezon me Barcelonën. Talent, fantazi dhe kualitet. Pozicioni i fantazistit na sjell ndërmend futbollistë të mëdhenj, të cilët kanë bërë histori. Për Alfonso Perez Munjozin, ai rol më shumë sesa mesfushor është sulmues. “Unë e kuptoj se si një sulmues mund të tërhiqet pak më shumë në fushë dhe ka mentalitet goleadori. Por futbollistë si Isko, Kutinjo dhe Ozil janë mesfushorë. Unë e modifikova skemën e Spanjës nga 4-4-2 në 4-2-3-1 dhe ishte sistemi me të cilin nisa. Ishte pak më mbrojtës dhe kishte një sulmues të dytë”, tha Alfonso Perez. Nga ana tjetër, Havier Klemente tregon se ndryshoi skemën për të mbrojtur Guardiolën. “Fillova të përdor skemën 4-2-3-1 për të mbrojtur Guardiolën. Vendosa dikë që ta ndihmonte sepse kishte shumë punë në aspektin mbrojtës në mesfushë. Në shumicën e rasteve ai lojtar ishte Fernando Hierro”, thotë Klemente.

MBROJTËSIT NË TELASH – Alfonro Perez e konsideron këtë rol në fushën e lojës të pakuptueshëm dhe kjo gjë u shkakton probleme mbrojtësve kundërshtarë. “Unë mendoj se ky rol krijon shumë konfuzion mes mbrojtësve. Qendërmbrojtësit nuk e dinë nëse duhet të dalin të bëjnë presing, apo të qëndrojnë të tërhequr. Nëse dalin, atëherë mund të surprizohen pas shpine. Nëse unë do të isha trajner, nga dy sulmuesit do të kisha zgjedhur njërin me shumë lirshmëri dhe të lëvizshëm. Për Sançez del Amon, Spanja është duke vuajtur për golat, sepse nuk po gjen një fantazist. “Te Spanja i kanë dhënë rënësi zotërimit të topit dhe në fushën e lojës ka më shumë mesfushorë sesa finalizues. Futbolli vertikal është zëvendësues me atë horizontalin, ku kërkohet qarkullimi i topit nga mbrojtja dhe aksionet të nisin nga portieri. Trajnerët nuk mendojnë për spektaklin, por për rezultatin”, tha ai.

TË PËRSHTATEN – Sipas Kristobal Parraldos, funksionimi i rolit të fantazistit varet nga vetë lojtari. “Barcelona për momentin po luan me skemën 4-2-3-1 dhe nuk janë të kënaqur. Mund të rikthehen sërish në skemën 4-3-3. Gjithçka varet nga karakteristikat e futbollistëve dhe trajneri duhet të përshtatet me lojtarët. Kutinjo te Bajerni luante më në qendër, ndërsa te Barcelona detyrohet të spostohet në njërin krah, sepse në qendër është Leo Mesi”, sqaron Parraldo. Isko nuk ia doli që të përshtatej ashtu si Modriç, Dibala ka humbur rolin e titullarit sepse Morata përshtatet me Ronaldon, Murinjo preferon një profil më të disiplinuar sesa Dele Ali te Totenhemi i tij, ndërsa Antonio Konte nuk e konsideron fare Kristian Eriksenin. Edhe historia e Ozilit tek Arsenali është për një tjetër reportazh. Por ky rol nuk do të vdesë kurrë, edhe pse ka ndryshuar shumë. Sa herë që kërkohet fitorja e një ndeshjeje, largohet një mesfushor i skemës 4-3-3 dhe bëhet moduli 4-2-3-1, ose 4-4-2.

Related posts

I BËRI DHURATË VETES/ Migjen Basha feston ditëlindjen, gëzohet me një gol

Delo.autor

Valtteri Bottas, optimist për rinovimin me Mercedesin

Sadik.Autor

RAPID VIENNA-ARSENAL/ Trajneri i “Topçinjve” kërkon fitoren në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment