Futboll Premier League Sport

Pse Jurgen Klopp po e bën të pasur LeBron James? Lexoni arsyen!

Është dita për të shijuar suksesin për LeBron James! Liverpool arriti në finalen e Champions League dhe më në fund ylli i basketbollit amerikan po sheh frytet e investimit të tij. Arsyeja: James investoi 5.4 milionë euro shtatë vite më parë, duke blerë 2 për qind të aksioneve në klubin anglez.

Për shkak se vlera e Liverpool, edhe për meritë të arritjeve sportive këtë sezon, është rritur ndjeshëm në vitet e fundit, aksionet e zotëruara nga ylli më i madh i NBA-së, sipas asaj që raporton tabloidi anglez “The Sun” aktualisht vlejnë 28 milionë euro. Në fakt, Lebron James është një nga sportistët më të pasur në botë. Revista “Forbes” në renditjet e saj të famshme e ka pozicionuar atë të dytin pasi superyllit të Real Madrid, Cristiano Ronaldo. Të ardhurat e tij vjetore (rroga + kontratat e reklamave) shkojnë përafërsisht 72 milionë euro.

Vetëm nga kontrata e tij e përjetshme me “Nike” ai fiton mbi 800 milion euro, sipas revistës “Forbes”. Liverpool po zhvillon një nga sezonet më të suksesshme të viteve të fundit, që mund të kurotrëzohet me fitimin e trofeut të Champions League (finalja do të luhet më 26 maj ndaj Real Madridit). Kjo arritje do ta rriste edhe më tej vlerën e klubit të njohur anglez.

“Do të shkojmë në Kiev. Ngjan e çuditshme, por është e vërtetë. Kemi edhe një gjë të fundit për të bërë. Është e bukur të arrish në finale, por të fitosh trofeun është akoma dhe më e bukur”, – tha trajneri Jürgen Klopp. Në fillim të muajit mars, Liverpool bëri me dije se klubi kishte regjistruar fitimet rekord prej 39 milionë paund (44.2 milionë euro) në vitin financiar 2016/17. Një sipërmarrje e suksesshme për klubin anglez që ka një tradita të shkëlqyer dhe tashmë po rikthehet njësoj si në kohët e lavdishme.

Related posts

Courtois sulmon Van Gaal: Mos fol për gjëra që nuk merr vesh

Sadik.Autor

U DHUNUA disa muaj më parë, arbitri kthehet të gjykojë derbin E NXEHTË

Isa.Autor

PA TIFOZË NË CHAMPIONS? UEFA jep vendimin për PSG

Delo.autor

Leave a Comment