Futboll Sport

“Na nënçmuat”, Herolind Shala shpjegon se kujt i drejtohej

Ka qenë pjesë e kombëtares shqiptare, ka luajtur për të, por nuk u preferua nga ish-trajneri kuqezi, De Biazi, për të qenë pjesë e fazës finale të “Euro 2016”. Prej atëherë ndryshoi rrugë, duke iu bashkuar Kosovës. Mbrëmë luajti kundër Shqipërisë dhe e shijoi fort fitoren 3-0 në miqësoren e Zyrihut. Më pas bëri një status në Facebook, jo pa mllef, por duket se reagimet ndaj tij kanë qenë të forta. Për të sqaruar këdo, ai ka bërë një status tjetër ditën e sotme dhe ka sqaruar më shumë, edhe duke kërkuar falje:

“Përshëndetje të dashur miq. Dua të sqarohem për një shkrim timin, pas ndeshjes së djeshme vëllazërore mes Kosovës dhe Shqipërisë. Fjala “na nënçmuat” ka qenë vetëm për disa gazetarë e analistë, por edhe për trajnerin Italian, që na kanë nënçmuar para ndeshjes dhe jo për tifozët, ose ndokënd në FSHF.

Si Përfaqësuese e re nuk meritojmë nënçmim, së paku meritojmë përkrahje për t’u rritur, pasi edhe ne si futbollistë, që luajmë për Kosovën, mundohemi t’i prezantojmë sa më mirë shqiptarët kudo që janë. Mbi të gjitha, ne jemi të gjithë shqiptarë, ne jemi të një kombi, por kemi dy ekipe futbolli. Faleminderit që me keni dërguar qindra mesazhe, duke më ofenduar, nuk ua kthej në të njëjtën mënyrë asnjëherë.

Mbi të gjitha, unë jam shqiptar i Kosovës dhe statusi im nuk ka qenë për të përçarë dy tifozëritë, por tregova arsyen përse. Të gjithë që jeni ndier të ofenduar, ose jeni prekur nga ai shkrim i imi, ju kërkoj falje, edhe pse qëllimi nuk ka qenë për ta lënduar askënd. Faleminderit për mirëkuptimin shqiptarë, kudo që jeni. Forca Shqipëria & Forca Kosova!”

 

Related posts

Brazili tifo për Islandën: Birrë falas për vikingët nëse mundin Argjentinën

Sadik.Autor

PËRGATIT NJË “DHURATË” PËR PARISIENËT/ Leonardo kërkon Donnarummën tek PSG, ja oferta e “çmendur”

Delo.autor

Paraqitjet fantastike në Serie A, Milan ‘shpërblen’ Cutronen me rinovim kontrate

Q.Autor

Leave a Comment