Champions League Futboll Sport UEFA

Nainggolan u kërkon falje tifozëve pas gabimit ndaj Liverpoolit

Nainggolan u kërkon falje tifozëve pas gabimit ndaj Liverpooli. Radja Nainggolan shënoi dy gola, por u kërkoi falje tifozëve të Romës për gabimin e tij në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve me Liverpoolin.

Verdhekuqtë fituan 4-2 në mbrëmjen e së mërkurës ndaj të kuqve, por u eliminuan në fund me rezultat përfundimtar 7-6 në dy gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve. Mesfushori belg, Nainggolan shënoi dy gola për ekipin italian, por bëri një gabim tek goli i parë i Reds i shënuar nga Sadio Mane.

“Jam krenar që jam pjesë e këtij ekipi…” shkroi fillimisht Nainggolan në profilin e tij në Instagram. “Më vjen keq për gabimin që peshonte rëndë në rezultatin përfundimtar…”

Megjithatë, sezoni i Romës mund të cilësohet i suksesshëm, pasi përveç që gjendet mes katër më të mirëve të Evropës, është afër të sigurojë edhe kualifikimin për sezonin e ardhshëm me vendin e tretë në Serie A.

Related posts

LIVE/ Starton sfida Milan-Fiorentina

Delo.autor

“I GJETA MESAZHE NË CELULAR”/ Françesko Toti thyen heshtjen për ndarjen nga Ilari Blazi: Nuk tradhtova i pari!

F.autor

KORONAVIRUSI/ Klubi i Serisë A në pritje të përgjigjes për testet e tjera të tamponit. Merret vendimi për anulimin e…

Delo.autor

Leave a Comment