Futboll Ligue 1 Sport

Nasser Al-Khelaifi “tundon” Buffonin duke i ofruar një kontratë të parezistueshme

Presidenti i Pairs Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi, dëshiron që Gianluigi Buffon të zgjasë karrierën e tij futbollistike edhe për dy vjet.Buffon njoftoi gjatë të enjtes se do të largohet nga Juventusi kur kontrata e tij të skadojë muajin e ardhshëm.

Megjithatë, portieri italian këmbënguli se asgjë nuk do të vendoset rreth daljes në pension para asaj kohe.Këto dyshime rreth vazhdimit apo jo të karrierës kanë bërë që shumë skuadra të mëdha evropiane të vihen pas tij.

Sipas mediumit italian Gazzetta dello Sport, Al-Khelaifi është në kontakt me Buffonin dhe i ka ofruar atij një marrëveshje dyvjeçare me vlerë 7-8 milionë euro në sezon.Propozimi gjithashtu përfshin përfshirjen e tij në planifikimin e Kupës Botërore të Katarit në vitin 2022.

Buffon është kënaqur me ofertën e presidentit të klubit parisien dhe ka kërkuar 2-3 ditë për të menduar gjërat.Për Buffonin interesim kanë shprehur edhe gjigantët anglezë, Liverpooli dhe Manchester City.

Related posts

U ELIMINUA NGA LAÇI/ Habit trajneri i Keshlas: Ata që duhej të gjuanin penalltitë refuzuan

Delo.autor

DUAN LAVDIN E DIKURSHME/ Dyshja e kampionëve monitorojnë stërvitjen e MILANIT

Isa.Autor

SHORTI I CHAMPIONS/ Derbi italian, një tjetër angleze për Real Madrid. Guardiola gjen ish-skuadrën e tij

F.autor

Leave a Comment