Futboll Kategoria Superiore Sport

DERBI VAZHDON ME POLEMIKA/ Olsi Rama: Mungoi një penallti në fushë, por edhe…

Rasti i prekjes së topit me dorë nga ana lojtarit të Tiranës në derbi ishte një moment tepër i dyshimtë për një penallti të mohuar të Partizanit. Për këtë episod, “VipSport” ka kontaktuar me drejtorin e përgjithshëm të Partizanit, Olsi Rama.

“Duke e parë nga pamjet filmike, por edhe duke dëgjuar lojtarët pas ndeshjes, ishte një prekje e qartë e topit me dorë, pra penallti. Por, ky episod ka dy këndvështrime.

E para lidhet me arbitrin, e pa apo nuk e pa. Pse nuk e pa kur ishte aq afër, apo pse nuk e dha kur e pa?! Gjithsesi, nuk dua të merrem me arbitrin, pasi edhe ata gabojnë, siç gabojnë të gjithë. Kjo është njëra anë e medaljes.

Tjetra lidhet me opinionin sportiv. Më bën shumë përshtypje se si nuk është komentuar apo analizuar ky rast flagrant. Shoh një tendencë për të kamufluar ose kaluar në heshtje rastet në dëm të Partizanit, të cilat mund të vendosin fatin e ndeshjes, sidomos në derbi, ku një episod vendos gjithçka dhe për të hiperbolizuar një faull apo goditje këndi të dhënë gabimisht pro Partizanit.

E theksoj çudinë ndaj opinionit sportiv, për vetë faktin se ata duhet të jenë pasqyra e realitetit.

Unë mendoj dhe besoj që Partizani është një realitet i bukur këtë sezon. Mendoj dhe besoj se të tillë do jemi deri në fund, për të nderuar emrin e madh të këtij klubi dhe mijëra tifozëve në gjithë Shqipërinë. Uroj që të ketë sa më pak gabime arbitrare, në mënyrë që të ketë dhe sa më pak diskutime për gjykimin nëpër studio.

Por, uroj gjithashtu që edhe ato pak raste, të paktën të diskutohen, pasi diskutimi në studio bëhet pas faktit, pa emocionet e ndeshjes, i paanshëm dhe duhet të jetë profesional”, deklaroi drejtori i përgjithshëm i Partizanit, Olsi Rama.

Related posts

CONFERENCE LEAGUE/ Laçi dhe Partizani mësuan kundërshtarët, UEFA ndryshon kalendarin për 2 ekipet

Delo.autor

“S’më mposhtnin as plumbat”, deklarata e fortë pas ndeshjes Izrael-Shqipëri

Isa.Autor

PASIM PERFEKT I VAN DIJK/ Liverpool përmbys gjithçka me Sadio Mane! (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment