Futboll Sport

Ndizet Superioria, “luftë” për Europën dhe mbijetesën

Luhet për Europën dhe mbijetesën. Kategoria Superiore ndizet këtë të dielë me sfidat e javës së 34-të, raundit të 3-të nga fundi që do të zhvillohet i gjithi në orën 17:00. Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që të 5-ta ndeshjet e kësaj jave të luhen në të njëjtën ore për të mos patur polemika mes klubeve që kanë objektiva të përbashkët.

Me Skënderbeun matematikisht kampion, sfida më e fortë e këtij raundi do të luhet në Kukës me verilindorët që presin Luftëtarin për të mbyllur çështjen e vendit të dytë. Kukësit do t’i mjaftonte një pikë për ta siguruar këtë pozicion ndërsa Luftëtari me një barazim do të afrohej gjithnjë e më shumë me kualifikimin në Kupat e Europës për herë të parë në historinë e klubit gjirokastrit. Skënderbeu ndërkohë pret në Korçë Teutën në një ndeshje ku trajneri Ilir Daja pritet të lërë pushim pothuajse të gjithë titullarët pasi ka filluar që tani të mendojë për finalen e Kupës së Shqipërisë ndaj Laçit. Një avantazh i madh ky për durrsakët që do të synojnë të hedhin një tjetër hap drejt mbijetesës nëse mposhtin rezervat e Skënderbeut.

Partizani-Vllaznia është një tjetër sfidë e kësaj jave me një rëndësi shumë të madhe. Të kuqtë luajnë për Europën ndërsa shkodranët për mbijetesën. Barazimi nuk i bën punë asnjërës prej dy skuadrave pasi Partizani do vendin e 4-t, ndërsa Vllaznia synon suksesin dhe pretendon te ndonjë ndalesë e rivalëve për t’iu larguar zonës së rrezikut.

Një tjetër përballje interesante është ajo që do të zhvillohet në periferi të kryeqytetit mes Kamzës dhe Flamurtarit. Vendasit luajnë vetëm për fitore ndërsa vlonjatëve mund t’u bënte punë edhe një barazim edhe pse do ti largonte më shumë nga lufta për vendin e 4-t. Sfidën më të thjeshtë në letër e ka Laçi që pret në shtëpi Lushnjën.

Related posts

Manchester United ‘surprizon’ Realin, gati oferta për Eden Hazard

Q.Autor

Nuk flet asnjëherë për të/ Menaxherja e Schumacher vendosi të bëjë një deklaratë

Isa.Autor

LIVE/ Champions League: Mbyllet ndeshja Atletico Madrid-Manchester United. Rezultati 1-1

Delo.autor

Leave a Comment