Futboll La Liga Sport

Zidane i kënaqur me lojën, por konfuz për diçka kryesore

Zinedine Zidane pas fitores kundër Celta-s mbrëmjen e djeshme ka folur për formacionin e mundshëm që do të luajë në ndeshjen finale kundër Liverpool për llogari të Champions League. Ndërsa ka pranuar se ka vërtetë dhimbje koke kur flitet për këtë pjesë.

Bale në formë: “Më mirë kështu, të kemi çdokënd të karikuar. Por, normalisht që do të jetë një dhimbje koke më vete formacioni për ndeshjen finale, ne luajtëm ndeshje të mirë dhe kjo është e rëndësishme. Ne luajtëm shumë seriozisht, shënuam gjashtë gola dhe kemi bërë shumë futboll. Shumë mirë!”.

Momenti i Bale-t: “Ai është shumë i mirë, e ka treguar, është i mirë në çdo gjë”.

Keylor, vendimtar: “Jam shumë i lumtur për të, për të gjitha gjuajtjet që ka pritur. Ai na ka shëptuar dy apo tre herë nga pësimi i golit. Na shtohet jeta kur Keylor bën gjëra të mirë, është lojtar shumë i rëndësishëm”.

Madridi i Zidane-t: “Kam bërë përmirësime, sigurisht, është e paevitueshme. Nëse fvijojmë stërvitjen unë do të mësoj më shumë, normalisht, sepse njerëzit që punojnë me mua, më ndihmojnë. Sepse kjo na bën që të jemi skuadër”.

Bale, shartues në Kiev: “Me atë që ai ka bërë sot ka qenë shumë mirë dhe jam i lumtur për të, por e rëndësishme është që të shkojmë në Kiev në gjendjen më të mirë që kemi”.

Formacioni në Kiev: “Nuk e di, nuk e kam vendosur”.

Çështja Neymar: “Nuk e di nëse lojtarët e Real Madridit vlerësohen shumë pak, por nuk mund të përjashtojmë bisedime rreth lojtarëve që mund të vijnë sepse të gjithë lojtarët e rëndësishëm duan të vijnë këtu. Të paktën unë vlerësoj se çfarë bëjnë, ata janë ata që vrapojnë dhe luftojnë… Klubi vlerëson atë që lojtarët bëjnë”, u shpreh Zidane i cili u tregua mjaft i fshehtë për merkaton, por mbi të gjitha për formacionin që do të përballet me Liverpool në finalen e Champions League.

Related posts

INTER-NAPOLI/ Zhbllokohet sfida në “San Siro”, Lukaku ndëshkon ndaj napoletanëve nga… (VIDEO)

Delo.autor

“PRES NJË SFIDË TË VËSHTIRË NDAJ SASSULOS”/ Trajneri Pirlo: Duhet të jemi shumë të kujdesshëm mbi të gjitha në…

Delo.autor

ZBULOHEN PRAPASKENAT/ Refuzimi i mbrojtësit Ramos, si u kris kapiteni me Real Madrid

Delo.autor

Leave a Comment