Basketball Sport

Euroleague, sot luhen në Beograd ndeshjet gjysmëfinale të “final four”

Pas një rrugëtimi të gjatë, që ka nisur që prej muajit tetor, edicioni 2017-2018 i Euroleague në basketboll për meshkuj po shkon drejt fundit. Në Beograd, do të luhen sot në mbrëmje dy ndeshjet gjysmëfinale të “final four”, ku janë kualifikuar 4 skuadrat më të mira. Gjysmëfinalja e parë është ajo mes kampionëve në fuqi të Fenerbahce dhe lituanezeve të Zalgiris Kaunas, ndërsa në përballjen e dytë është duel mes Real Madrid edhe CSKA Moskë.

Turqit e Fenerbahce konsiderohen favoritë në sfidën gjysmëfinale ndaj surprizës Zalgiris, edhe pse lituanezët kanë treguar se mund të vazhdojnë surprizat deri në fund. Më e bukur parashikohet sfida tjetër, ajo mes Real Madrid dhe CSKA Moskë. Ekipi moskovit e ka dominuar sezonin gjatë gjithë kohës, duke qenë më i miri në sezonin e rregullt, por edhe spanjollët kanë treguar se janë rivalë të denjë. Ndaj kjo sfidë konsiderohet si “finalja e parakohshme”.

Euroleague – Final Four

Fenerbahce – Zalgiris Kaunas, ora 18:00

CSKA Moskw – Real Madrid, ora 21:00

Related posts

CHAMPIONS/ Hazard-Haaland, gjithçka e lehtë për Dortmund kundër Brugge (VIDEO)

Delo.autor

David Alaba: Real Madrid? Ndihem i lumtur te Bayern Munchen

Sadik.Autor

MOTO GP/ Yamaha nxjerr “jashtë loje” Rossin, investon te talenti francez…

Delo.autor

Leave a Comment