Futboll Sport

Neuer titullar në Botëror? Mendimi i Kahn nuk do t’ju pëlqejë

Oliver Kahn beson se do të jetë e vështirë që Manuel Neuer të luajë në Kupën e Botës pasi dëmtimi që ka pësuar e ka lënë jashtë loje që prej shtatorit dhe rikthimi disi i detyrueshëm mund të përbëjë një rrezik të madh.

“Për mua është e pamundur dhe e paimagjinueshme” tha is-kapiteni i Bayern dhe Kombëtares gjermane. “Është shumë e vështirë të gjykosh pa e ndjekur Neuer-in rregullisht në stërvitje, por nuk jam i bindur. Megjithatë ai është thërritur për shkak të asaj që ka dhënë për skuadrën. Për mua është rrezik i madh që po ndërmerr dhe duhet të pyeste veten a ia vlen të luash në Botëror pas tetë muajsh pushim”.

Kahn ka fjalë të mira për njeriun që ka zëvendësuar Neuer deri tani në kombëtare, Ter Stegen. “Ai ia doli te Barcelona pavarësisht se e nisi me shumë gabime. Çdo ndeshje një top i mallkuar që shkonte keq. Por e tregoi veten në Kupën e Konfederatave dhe nuk do të shqetësohesha aspak nëse luan në Botëror”, thotë Titani, i cili gjithsesi nuk sheh paralelizma mes këtij rasti dhe vendimit të Jurgen Klinsman për ta ulur në stol në Botërorin 2006 duke caktuar si titullar Jens Lehmann.

Përveç përjashtimit të Sandro Ëagner, në Gjermani po komentohet edhe ai i Mario Götze-s, sidomos për faktin që ai është heroi i Botërorit të fundit. Por Kahn nuk sheh ndonjë çudi këtu: “Nuk jam habitur fare nga ky vendim dhe ndoshta as Mario nuk e ka keqkuptuar. Ndoshta kjo do ta ndihmojë që të zhvillohet edhe më shumë dhe të rifitojë motovim dhe besim në vetvete”

Related posts

SASSUOLO-INTER/ “Zikaltërit” kërkojnë revanshin me shumë ndryshime në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

RUSI 2018/ Angli, federata i bën “bllok” bashkëshorteve dhe të dashurave të futbollistëve

Sadik.Autor

NJË NDËR KANDIDATËT PËR STOLIN E TIRANËS/ Flet Memelli: Ja çfarë trajneri i duhen “Bardhebluve”…

Delo.autor

Leave a Comment