Boks Sport

Tony Bellew: Duelin e radhës dua ta zhvilloj ndaj Andre Ward

Pasi fitoi edhe ravanshin ndaj David Haye, boksieri britanik Tony Bellew ka deklaruar sot se synon të zhvillojë një duel ndaj boksierit amerikan Andre Ward, një sfidë që ai kërkon ta organizojë në gjysmën e dytë të këtij viti. Bellew mundi dy herë brenda një viti Haye, duke triumfuar dy javë më parë në “O2 Arena” të Londrës ndaj patriotit të tij me “KO teknik” në raundin e pestë, sukses që e ka frymëzuar për të vijuar të duelojë, por nuk dihet nëse do të vijojë në peshat e rënda apo jo.

Bellew ka qenë kontradiktor në deklaratat e tij, pasi fillimisht pat thënë se synonte të tërhiqej dhe se do të duelonte vetëm ndaj një rivali me emër apo për ndonjë duel të madh, por duket se tani është tërhequr nga ideja për t’u përballur me Ward (ky i fundit u tërhoq pak kohë më pare pas 32 fitoreve radhazi). Britaniku ende nuk ka vendosur nëse do të vijojë në peshën e rëndë, ku ka zhvilluar dy përballjet e fundit, apo do të rikthehet në peshën “cruiserweight”, ku ka dueluar më parë.

E kam marrë seriozisht duelin ndaj Ward. Ai e kërkon këtë përballje, por edhe unë e dua. Më pëlqen kjo sfidë ndaj amerikanit, pasi është një emër me peshë, sidomos për klasifikimin “pound per pound”. Ward e dëshiron këtë duel në peshën “cruiserweight”, ndaj dhe kjo mbetet për t’u diskutuar. Unë ende besoj se jam më i miri në atë peshë, ku isha kampion. Erdha në peshën e rëndë për të qenë edhe këtu boksieri më i mirë edhe pse njerëzit nuk e besojnë këtë gjë. Por për një duel me Ward mund të bëj gjithçka dhe ka dy mënyra për ta mundur atë”, tha Bellew.

Related posts

Gazetari i njohur: Barcelona eliminohet nga Championsi, Messi e lë në baltë sërish

Delo.autor

YLLI NUK ËSHTË NË PLANET E KLUBIT/ Milan gati të nisë ofensivën për mesfushorin e “Topçinjve”…

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Mbrojtësi vlonjat prezantohet tek Partizani

Delo.autor

Leave a Comment