Futboll Premier League Sport

KJO NUK PRITEJ/ I shpëtoi VDEKJES, Sir Alex FERGUSON kthehet tek Man United

Njëri prej trajnerëve më të mirë në historinë e futbollit Sir Alex Ferguson kthehet në tempullin e tij të preferuar “Old Trafford” për herë të parë pasi kaloi me sukses operacionin në tru pasi pësoi hemorragji cerebrale.

Sot ai do të jetë i pranishëm në stadiumin e Manchester United për t’i dhënë mbështetje “Djajve të Kuq” në sfidën e radhës në kampionatin anglez ndaj Wolverhamptonit.

Skocezi dukej në formë të mrekullueshme fizike dhe në gjendje të mirë shpirtërore duke folur për kanalin e skuadrës angleze MUTV.

“Është e mrekullueshme të kthehesh. Ka qenë një kohë e gjatë, por po i hedh hapat me ngadalë duke dëgjuar tim bir dhe doktorët. Shpresojmë të fitojmë sot”, deklaron Ferguson.

Related posts

Fushatë rinovimesh te KUKËSI, verilindorët “blindojnë” shtyllat e ekipit (DETAJE)

Isa.Autor

(VIDEO) Sessegnon, “Bale i ri” që po çmend Mourinho-n

Q.Autor

KUKËSI-TIRANA/ Abazaj ndëshkon “bardheblutë”, ja goli (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment