Futboll Ligue 1 Sport

Neymar po negocion me Real Madridin, në lojë edhe Il Fenomeno

Neymar tashmë ka filluar të negociojë me Real Madridin, për inkuadrimin e tij me “Los Blancos” në sezonin e ardhshëm. Sipas gazetës “AS”, një emisar i klubit të bardhë e ka takuar dy herë brazilianin në shtëpinë e tij, në Rio de Janeiro.

Gazeta spanjolle në fjalë siguron se klubi i bardhë ka një aleat në përpjekjen e tij për të marrë sulmuesin brazilian, i cili u transferua për shumën rekord botëror në futboll, 222 milionë euro, nga Barcelona te PSG, verën e vitit të kaluar.

Nuk është asgjë më pak se Ronaldo Nazario, i cili do të përpiqet ta bindë Neymar të bëhet “galaktiku” i radhës i Florentino Perez. Përveç kësaj, disa burime e vlerësojnë me 260 milionë euro shumën, me të cilën transferimi mund të kryhet.

Neymar ishte dëshmitar në “Saint Denis”, në finalen e Kupës së Francës, të cilën PSG e fitoi 2-0.

Related posts

BEFASON BUKUROSHJA/ Jessica Malena, E DASHURUAR me CIRON, jo me…(FOTO)

Isa.Autor

FSHF MERR VENDIMIN/ Ja kur nis Superiorja dhe të gjitha kampionatet në Shqipëri…

Delo.autor

Roberta Pedrelli, “hajmalia” e Romës për të eliminuar Barçën dhe për të ëndërruar Championsin

Sadik.Autor

Leave a Comment