Futboll Seria A Sport

Buffon zbulon emrat e futbollistëve më të “rrezikshëm” që ka pasur kundërshtar

Gianluigi Buffon ka renditur tre lojtarët kundërshtarë më të vështirë me të cilët është përballur gjatë karrierës së tij si futbollist profesionist. Gardiani i Juventus do t’i japë fund karrierës pasi të ngrejë titullin kampion me ekipn në fund të sezonit.

Ndërsa sonte portieri legjendar i “Zonjës së Vjetër” shpreson dhe pret që të triumfojë në finalen e Kupës së Italisë ndaj Milanit në “Olimpico” të Romës. Në konferencën për shtyp para këtij takimi ai i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me lojtarët kundërshtarë që i kanë shkaktuar më shumë probleme.

Përgjigja e tij ishte paksa surprizuese pasi përmendi tre emrat e lojtarëve më të mirë në botë, si është Cristiano Roanldo, Lionel Messi dhe legjenda braziliane Ronaldo, me të cilin është përballur gjatë kohës kur ai luante me Inter (1997-2002) dhe më pas Milan ( 2007-2008) dhe gjithashtu në Champions League.

“Jam përballur me lojtarë të shkëlqyer, nuk mund t’i kujtoj të gjithë. ppor, Messi, Cristiano dhe Ronaldo janë tre më të mirët që jam ndeshur ndonjëherë gjatë gjithë karrierës sime”- ka thënë 40-vjeçari.

Braziliani ishte një kërcënim i vërtetë për Buffon në Serie A kur gardiani luante me Parmën, pasi i ka shënuar dy herë me Inter dhe në Champions League me Real Madrid. Të njëjtën gjë kanë bërë edhe Lionel Messi me Barcelonën dhe Cristiano Ronaldo me Real Madrid, të cilët ja kanë bërë të vështirë ‘jetën’ gjigantit axurr sidomos këtë sezon, ku Ronaldo i shënoi tre gola në raundin çerekfinal të Ligës së Kampionëve.

“Sigurisht ka qenë një vit i emocionalisht i ndërlikuar, i pamohueshëm. Sepse nisi shumë shpejt nevoja për të pasur forcën që të bija dakord me gjithçka që ndodhi arsyeshëm. Më pas, zgjohesha çdo mëngjes dhe shikoja vetën në pasqyrë dhe më pas shikoja këmbët e mia, dhe thosha: “Ose je më i forti në botë ose je personi më i turpshëm në botë, sepse të qëndrosh këtu pasi çdo gjë ka ndodhur, nuk mund ta përballoje çdokush. Akoma nuk ia kam dhënë këtë përgjigje vetës sime. Më duhet akoma të kuptoj nëse jam i fortë apo i turpshëm. Do të shohim”- ka thënë Buffon.

Related posts

REAL MADRID NIS NË LA LIGA/ Zidane shpenzoi 300 milion euro por ka probleme

Delo.autor

“DIAMANT I RI” TEK INTER/ Surpriza e merkatos vjen nga Franca

Delo.autor

Real Madrid – Barcelona, ja formacionet e mundshme

Delo.autor

Leave a Comment