Futboll Kategoria Superiore Sport

FSHF MERR VENDIMIN/ Ja kur nis Superiorja dhe të gjitha kampionatet në Shqipëri…

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar të hënën datat e nisjes dhe përfundimit të edicionit për sezonin 2020-2021 për të gjitha kompeticionet. Anëtarët e KE-së, pasi u njohën me propozimet e paraqitura nga Sektori i Garave, kanë shqyrtuar e më pas miratuar propozimet përkatëse përmes një vendimi qarkullues. Sektori i Garave në FSHF kishte kërkuar datën 20 gusht për Kategorinë Superiore, por Komiteti Ekzekutiv duke parë kalendarin vjetor, mendoi që kalendari të nisë më vonë, më 11 shtator.

Sezoni 2021-2022 do të startojë më datë 28 gusht me finalen e Superkupës së Shqipërisë, Teuta-Vllaznia dhe do të përfundojë më datë 31 maj 2022 me finalen e Kupës së Shqipërisë.

Kategoria Superiore do të fillojë më 11 shtator 2021 dhe do të mbarojë më datën 26 maj 2022, ndërsa edhe Kategoria e Parë nis po më datën 11 shtator 2021 për t’u mbyllur më datën 7 maj 2022.

Më poshtë janë datat e fillimit dhe përfundimit të të gjithë kompeticioneve:

• Superkupa e Shqipërisë të zhvillohet më datën 28.08.2021.

• Kampionati i Kategorisë “Superiore” të fillojë më 11.09.2021 dhe të mbarojë më datën 26.05.2022.

• Kampionati i Kategorisë së Parë të fillojë më datën 11.09.2021 dhe të mbarojë më datën 07.05.2022.

• Kampionati i Kategorisë së Dytë të fillojë më datën 19.09.2021 dhe të mbarojë më datën 01.05.2022.

• Kupa e Shqipërisë, Turi Paraeleminator të fillojë më datën 11.09.2021 dhe të mbarojë më datën 31.05.2022.

• Kampionati i Femrave të fillojë më datë 26.09.2021 dhe të mbarojë më datë 30.04.2022.

• Kampionati i moshave Superiore U-17/U-19 të fillojë më datën 19.09.2021 dhe të mbarojë më datën 08.05.2022.

• Kampionati i moshave Superiore U-13/U-15 të fillojë më datë 19.09.2021 dhe të mbarojë më datë 01.05.2022.

Related posts

PO ZHVILLOJNË NJË SUPER EUROPIAN/ Flet Lampard: Rajs dhe Filips, thjesht fantastikë

Delo.autor

TURNE BAMIRËSIE PËR FAMILJET E PREKURA NGA TËRMETI/ Sindikata e Futbollistëve: Ja shuma e grumbulluar…

Delo.autor

NË PRAG TË NDESHJES NDAJ RENNES/ Tuchel konfirmon: Këtë fundjavë do të fle gjumë i qetë

Delo.autor

Leave a Comment