Futboll Premier League Sport

Premier League jep shpërblimet, 18 klube marrin më shumë se 100 mln paundë…

Ka pasur më shumë se pikë për të cilat është luftuar në javën e fundit të Premier League. Bëhej fjalë për miliona, si ato në rastin e West Ham. Me fitoren kundër Everton, 3-1 në “London Stadium”, West Ham ka marrë plot 4 milionë paundë më shumë, duke arritur një total prej 118.7 milionë paundësh. Kësisoj, kjo fitore ka vlejtur rreth 5 milionë euro, jashtëzakonisht shumë.

Në totalin e përfitimeve përshihet e drejta televizive, paratë e logos, paratë për qendrat stërvitore dhe rezultatet në fushën e lojës.

Manchester United është klubi që ka përfituar më shumë, 153.6 milionë paundë, ndërsa Manchester City ka marrë 153.2 milionë paundë. Stoke, skuadra e vendit të fundit, ka marrë 98.8 milionë paundë nga ku të rindërtohet në sezon e ardhshëm.

Vlen për t’u përmendur se veç Stoke dhe West Brom, të 18-të ekipet e tjera kanë marrë 100 milionë paundë ose më shumë. Ja renditja e dhjetë klubeve që kanë përfituar më shumë…

1.Man.Utd 153.6 milionë paundë

2.Man.City 153.2 milionë paundë

3.Liverpool 149.6 milionë paundë

4.Totenham 148.1 milionë paundë

5.Arsenal 145.6 milionë paundë

6.Chelsea 145.2 milionë paundë

7.Everton 131.2 milionë paundë

8.Newcastle 125.5 milionë paundë

9.Burnley 122.3 milionë paundë

10.Leicester 120.7 milionë paundë

Related posts

GARETH BALE APO ERNEST MUÇI? Sulmuesi shqiptar mahnit botën e futbollit me një sprint të jashtëzakonshëm (VIDEO)

Delo.autor

Përballjet e Ligës së Kombeve/ PANUCCI rikthen në Kombëtare 2 SUPER mesfushorë

Isa.Autor

JO VETËM BARCELONA/ Liverpool dhe Manchester United futen në garë për 40 milionëshin e La Liga-s…

Delo.autor

Leave a Comment