Futboll Sport

Nisin ethet e finales/ Të shtunën Real Madrid-Liverpool betejë për Champions

Në qytet ka filluar të ndizet atmosfera pasi kanë mbërritur edhe tifozët spanjoll dhe ata britanik ndërsa impianti i finales është ngjyrosur me simbolet e ekipeve finaliste. Realin e kanë pritur një numër i madh tifozësh dhe skuadra e Zinedine Zidane do të kërkojë Championsin e tretë radhazi dhe të 13-tin në histori.

Francezi e ka të gjithë skuadrën në dispozicion dhe me përjashtim të një dileme Bale apo Benzema pjesën tjetër të formacionit e ka të fiksuar. Liverpool rikthehet në një finale pas 11 vitesh dhe të besuarit e Klopp kërkojnë Champions e gjashtë në histori.

Nëse tek Real ka 14 lojtarë që e kanë provuar çdo të thotë të luash një finale Championsi tek anglezët asnjë prej futbollistëve nuk e ka bërë më parë një gjë të tillë. Megjithatë Liverpool ka zhvilluar një sezon shumë të mirë dhe është në gjendje të shkurorëzojë Realin.

Salah-Firmino dhe Mane janë kërcënimi numër një për portën e mbrojtur nga Navas. 30 gola ka shënuar Real në këtë Champions dhe 40 Liverpool kjo do të thotë se të shtunën në mbrëmje pritet spektakël mes dy skuadrave që kanë bërë histori në Champions.

Related posts

SHQIPËRI-KAZAKISTAN/ “Kuqezinjtë” të pafat. E pabesueshme çfarë humbasin Uzuni dhe Hysaj (VIDEO)

Delo.autor

TË LODHUR NGA GAFAT E DE GEAS/ Manchester United mendon ta zëvendësojë me portierin e…

Delo.autor

Përballja ndaj Flamurtarit/ Dejvi BREGU: Ja çfarë do të bëj po shënova…

Isa.Autor

Leave a Comment