Champions League Futboll Sport

PËRMBYSJA E MADHE NË “ANFIELD”/ Shaqiri i lumtur me fitoren: Jam i tronditur me atë që ndodhi…

Ylli i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri nuk i beson syve që ekipi i tij është kualifikuar për në finalen e Champions Leagues.

Futbollisti me origjinë shqiptare bëri një performancë të shkëlqyer në pjesën e dytë kundër Barcelonës, ku dhuroi asist gjatë golit të tretë të Wiljandum.

Shaqiri pas ndeshjes është shprehur jashtëzakonisht i lumtur me fitoren, edhe pse i duket e pabesueshme.

“Është e vështirë të gjesh fjalë pas një ndeshje të tillë. Jam jashtëzakonisht krenar për këtë ekip, çfarë ka arritur. Ne nuk kishim rezultat të mire nga ndeshja e parë, por ne luftuam. Shumë na kishin eliminuar tashmë, por ne besuam në vetvete dhe në lojën tonë. Është e pabesueshme ajo që ndodhi këtu, jam tronditur! Është e pabesueshme që ne arritëm ta bëjmë këtë”, tha Shaqiri për Teleclub.

“Ne e dinim se ishim një fuqi e pamposhtur në shtëpi. Me tifozët tanë që i kemi parë se çfarë bëjnë, na ka shtyer shumë për motivimin e kësaj përmbysje. Ne kishim detyrë për të shënuar gola – dhe e bëmë këtë. Siç thashë, është kaq e vështirë për të gjetur fjalë për këtë ndeshje. Mund të them vetëm se kurrë nuk kam përjetuar diçka të tillë. Kjo është unike, nuk ndodh çdo ditë”, vazhdoi ai.

Se kontribuoi me një asist, natyrisht, e bën atë krenar: “Nuk ishte e lehtë për mua në tre muajt e fundit. Unë nuk luaja aq shumë, por gjithmonë prisja shansin tim, dhe u stërvita shumë. Ky është futbolli, ky është një klub i madh, ju duhet të bëni punën tuaj. Kjo është arsyeja pse unë kam bërë një punë të shkëlqyer këtë sezon. Edhe sot, kur isha në fushë. Natyrisht nuk ishte e lehtë të luaja nga fillimi pas tre muajsh, madje edhe më shumë. Por unë u ndjeva mirë dhe kjo është ajo që patë në fushë”.

Shaqiri është për herë të dytë pjesë e finales së Champions Leagues, pas triumfit në vitin 2013 me Bajernin e Mynihut.

“Patjetër që duam ta fitojmë trofeun. Dua ta bëj për herë të dytë’’, përfundoi ai.

Related posts

GRIEZMANN E NIS TERS/ Yjet e Barcelonës tallen me të, bëhet virale (VIDEO)

Delo.autor

Tottenham-Manchester United, përballja e titanëve…

Q.Autor

“DEJA VU” NË CHAMPIONS LEAGUE/ Napoli-PSG, Atletico mposht Dortmund dhe eliminon Monaco (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment