Futboll Seria A Sport

“RACIZMI ËSHTË NJË PROBLEM NË FUTBOLL”/ Gazidis: Serie A nuk është e prapambetur, por ja ku çalon gjithçka

Ivan Gazidis, CEO i Milanit, i intervistuar nga ESPN, bëri një vlerësim të çështjes së racizmit në futboll dhe në Itali:

“Një nga problemet është që njerëzit mendojnë se të flasësh për racizëm ushqen problemin. Kjo nuk është e vërtetë. Problemi ekziston dhe hapi i parë është ta pranosh dhe diskutosh atë.

Racizmi është një problem në futboll në përgjithësi, jo vetëm në Itali, por me siguri këtu duhet ta njohim atë dhe të punojmë për të kuptuar se si t’i ndryshojmë gjërat.

Mbetet një problem shoqëror, një e keqe shoqërore, si dhe një pengesë në zhvillimin e Serisë A dhe të ardhmen e saj.

Për të gjitha këto arsye ne duhet të lëvizim, ekziston vullneti për ta bërë këtë, Italia nuk është një vend i prapambetur, Seria A nuk është një ligë e prapambetur.

Zhdukja e racizmit nuk është është e lehtë, futbolli pasqyron qëndrimet e shoqërisë, për këtë kërkon kohë.

Ne kemi nevojë për të identifikuar përgjegjësit dhe menjëherë t’i lëmë ata jashtë stadiumeve.

Në vitet ’80 Anglia ishte vatër e racizmit, ka ende probleme, por stadiumet e reja krijojnë një mjedis më gjithëpërfshirës. Gratë, fëmijët dhe njerëzit e të gjitha prejardhjeve ndihen më të sigurta.

Futbolli italian vuan nga stadiumet e vjetruara, madje teknologjia për të identifikuar fajtorët është e vjetëruar”.

Related posts

E BUJSHME NGA ITALIA/ Ronaldo lojtari më i mirë i sezonit në Serie A

Delo.autor

Dikur nuk e donte, tani PAOK-u krenohet me Kaçen

Sadik.Autor

E PABESUESHME/ Homazhi i Messit për Maradonën fut në sherr dy gjigantët sportivë

Delo.autor

Leave a Comment