Boks Sport

UFC, Ronda Rousey femra e parë që hyn në “Hollin e Famës”

Ronda Rousey ishte sportistja e parë amerikane që mori një medalje në Lojërat Olimpike në sportin e xhudos dhe më pas u bë sportistja e parë femër që firmosi për UFC-në. Ishte e para që u regjistrua në një event PPV (pay per view) në UFC, ishte sportistja e parë që arriti të vendoste rekorde nga PPV në artet marciale mikse, duke fituar 1 milionë dollarë nga shitja e të drejtave televizive. Më pas u bë kampione e botës në këtë sport, e padiskutueshme në peshën e saj, duke organizuar evente deri në 50 mijë shikues. Praktikisht, në sportin e MMA-së Ronda Rousey i ka bërë dhe arritur të gjitha.

Për të gjitha këto arsye e mjaft të tjera, Ronda Rousey ka hyrë në “Hollin e Famës” në sportin e UFC-së, duke u bërë e para sportiste femër që e arrin një vlerësim të tillë. Ceremonia e dorëzimit të këtij çmimi do të bëhet më 5 korrik në Las Vegas dhe ceremonia do të jetë “live stream” për fansat e këtij sporti. Lajmin e kanë konfirmuar drejtuesit e arteve marciale mikse, duke vlerësuar punën dhe arritjet e Rousey në këtë sport, një ikonë e dueleve në kafaz. Pavarësisht se ajo e mbylli karrierën me dy humbje dhe u largua nga MMA-ja pa asnjë titull, Ronda Rousey mbetet ikonë e UFC-së.

Related posts

PO SHKËLQEN NË KAMPIONATIN TURK/ Ish-sulmuesi i Partizanit deputon me gol ndaj… (VIDEO)

Delo.autor

Derbi i Italisë, Juventusi luan titullin, Interi për Championsin, formacionet zyrtare

Sadik.Autor

ZHBLLOKOHET SFIDA/ Ka GOL në ndeshjen Fulham – Arsenal, befasojnë miqtë (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment