Futboll Seria A Sport

“INTER ËSHTË PADYSHIM RIVAL I FORTË”/ Legjenda Pirlo bën llogaritë: Titulli i vështirë për “Zonjën e Vjetër”pa…

Dallimi mes një topi futbolli dhe një golfi është i madh, por talenti për t’i menaxhuar duket i njëjtë. Të paktën për Andrea Pirlon. Megjithëse pjesëmarrës në turneun bamirës “Mauro Golf Cup”, ish-mesfushori nuk ngurron të flasë për sportin që e bëri të njohur.

Seria A ofron shumë argumente pikante dhe njëri syresh është pa dyshim dueli për titull mes Juventusi dhe Antonio Contes, mentori i tij në epokën juventine. “Interi është pa dyshim alternativa e parë dhe më e forta për të konkurruar Juventusin. Mungesa e Chiellinit do të ndikojë shumë te bardhezinjtë, sepse përveçse është kapiteni dhe lideri, forca e tij në fushë është një faktor vendimtar. Juvja ka vepruar mirë në merkato duke blerë të rinj të talentuar dhe në lartësinë e klubit”, sqaron Pirlo.

FANELLA DHE BOLLËK – Në një fushë golfi e me shkop në dorë duket sikur e ka praktikuar këtë sport prej vitesh, por pasioni i ri nuk e lejon ta harrojë fanellën me numër 21. Te Juvja ajo tashmë mbahet nga Gonzalo Higuain, për të cilin Pirlo thotë: “Nuk më habit që numri im mbahet nga Gonzalo.

Përkundrazi, jam i lumtur sepse është një kampion. Për mua është partneri ideal i Cristianos, sepse shënon, jep asiste dhe luan shumë për ekipin”. Nëse fanella nuk përbën problem, i njëjti qëndrim vlen edhe për bollëkun që ka kapluar ekipin e Maurizio Sarrit.

“Kur luan në një klub të madh si Juventusi, duhet të mësosh të jetosh krah kampionëve të tjerë e njëkohësisht të tregosh vlerat e dua. Për mua Juvja është ende më e forta e Serisë A, por për të parë dorën e Sarrit në aspektin e lojës duhet edhe pak kohë. Për mua Juvja ka të gjitha mundësitë për të synuar çdo trofe”, tha 40-vjeçari.

“DJALLI” – Nuk mund të mungonte edhe një koment për Milanin, një tjetër ish-ekip ku Pirlo pati sukses. “Sapo ka nisur sezoni e do të duhet pak kohë për të kuptuar idetë e trajnerit, por sidoqoftë Giampaolo më duket njeriu i duhur në vendin e duhur.

Related posts

INTERI I THYEN KOCKAT/ Napolit i dëmtohen dy lojtarë kyç

Delo.autor

DOMINUAN FUTBOLLIN BOTËROR/ Ja lista e top-10 pasardhësve të dyshes Messi-CR7

Delo.autor

“DIVORCI” BËHET ZYRTARE/ Juventus liron teknikun Sarrin, gati firma me klubin e Serisë A

Delo.autor

Leave a Comment