Futboll Seria A Sport

SERIE A/ Spalletti beson: Champions-in e kemi vetë në dorë, e meritojmë

Këtë herë askush nuk mund të gabojë. Brenda ose jashtë, në Champions, ose në “Europa League”. Lazio dhe Inter luajnë në “Olimpico” për vendin e katërt të Seria A (2017-2018), një “finale” më vete, me shumë rëndësi. Bardhekaltrit janë përpara shansit për të marrë dy, nga tri rezultatet e mundshme, ndërsa zikaltrit duhet të fitojnë për objektivin e madh.

“Besoj 100% te Liga e Kampionëve, sepse në fillim të sezonit kemi synuar të jemi në këtë pozicion, – theksoi trajneri Spalletti në një konferencë të sotme për shtyp. – Lazio ka avantazhin praktik për të pasur dy nga tri rezultatet, por ne e kemi ndeshjen përpara dhe objektivin në dorë”.

Interi ka shkuar me ndërthurje gjatë gjithë sezonit, por Spalletti beson në ekipin e tij: “Unë them se lojtarët e meritojnë të jenë këtu, në Champions. Kam parë si kanë punuar kësaj jave dhe me sa dashuri flasin për fitoren, pas disfatës së të shtunës”

Related posts

Mediat italiane: Modric te gjiganti i Serie A

Sadik.Autor

I JASHTËZAKONSHËM/ Ronaldo nuk ndalet: 4 gola janë shumë pak, synoj edhe…

Isa.Autor

E BUJSHME/ Pengu më i madh i REALIT, drejt NAPOLIT për 50 milionë euro

Isa.Autor

Leave a Comment